Home » Kulturë, Lajme, Ndërkombëtare » VËSHTRIM LETRAR NGA MR. SADIJE ALITI

VËSHTRIM LETRAR NGA MR. SADIJE ALITI

Recensuese e librit

Sot doli nga shtypi libri i titulluar ”TË DASHUROSH NUK ËSHTË MËKAT”, Antologji, 48 autorë me 185 poezi, nga mërgata dhe trojet etnike shqiptare.
Autorë të librit, Ymrije Beqiri dhe Hysen Ibrahimi. Botues, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Vargje që shfaqin një konglomerat të tërë ndjenjash
Rrugëtimi i dashurisë në udhët e jetës nuk ka fund, aq më pak kur ky rrugëtim bëhet me poetin, me një ego të veçantë, ku poezitë na vijnë të përmbledhura në këtë botim, me një ndërtim egocentrik e një ndjeshmëri lirike për fenomenin e dashurisë. Për të dashururarit, sakrificat janë në rrjedhën e kujtimeve, janë kutjime që shihen apo ndjehen në thellësinë e shpritit ashtu siç ishin dashur apo duhen dy shpritra. Dashurisë dikush i vardiset me hile, me një epsht të çastit, me një maskë të rejshme, por ajo dashuri ik larg.
Vepra poetike “Të dashurosh nuk është mëkat”, (grup autorësh me poezi) të bashkëautorëve Ymrije Beqiri dhe Hysen Ibrahimi, paraqet një tablo poetike, një tablo me vargje lirike për dashurinë,  ndaj dashurisë e të dashuruarve. Të atyre që deshtën e u deshtën nga dikush. Të atyre që e jetuan dashurinë. Të atyre që vetëm e ëndërruan dashurinë. Të atyre që u mbetën borxh dashurive. Të atyre që kënduan për dashurinë. Të atyre që vajtuan për dashurinë. Të atyre që dhuruan e pranuan dashuri. Dhe mbi të gjitha të atyre që morrën e lanë gjithçka për dashurinë.
Një album poetik vlerash me tone lirike që ecën e u ndërtuan ndër vite derisa i krijuan e u rikrijuan nga autorët, tone lirike të viteve stduentore, të viteve të më vonshme, apo tone pa limite moshe, vetëm tone lirike dashurie gjatë viteve, gjatë gjithë baticave e zbaticave të jetës në subjketet lirike.
Autorët e përzgjedhur na vijnë nga të gjitha trojet tona etnike, nga diaspora, apo aty ku ndjehet e jetohet fjala shipe. Krijuesit janë të moshave të ndryshme, të profesioneve të ndryshme por në fushën magjike të ëndrrave shqiptare për afirmim dhe admirim kombëtar, kësaj herë të fokusuar në ndjenjën e dashurisë.
Në përzgjedhejn dhe përpilimin e kësaj antologjie është marrë parasysh kriteriumi alfabetik, për të ruajtur transparëncën, qartësinë ndërmjet krijuesve duke mos lënë mangët askë, pasi në antologji janë përfshirë 44 poet, ku gjinia femërore është në epërsi.
Poetët e personifikojnë dashurinë si të pavdekshme, të përkryer e në veçanti në artin lirik ajo është në kërkim hyjnor ku situatat na prezantohen në forma të ndryshme emocionale, herë në qetësi e mall, herë në shenjtësi, magji e mistere, në gëzim e hidhërim.
Dashuria e munguar, dashuria e harruar që ka derdhur shumë lot malli e dhimbje kanë lënë vragë të thella në shpirtin krijues, pasi që vetëm zemra e dashuruar ka një fenomen zbërthimi në një kuptim më konkret, pasi ato përjetime sa janë të këndshme, aq janë edhe të dhimbshme.
Dashnori peot beson në një ritakim, pasi e dashura nuk po i përfill dridhjet shpirtërore të djaloshit, dhe ai do të ndihet më i fortë për të kuptuar arsyen, se pse vajza që dikur aq shumë e deshi i ri tani më larg, në dashuri të refuzuar me ndjenjë të mallit të pa kaluaeshëm.
Dashnorja poete ndjehet e braktisur, e pikëlluar, e ngrirë, nuk e duron dot dashurinë e mohuar nga një zemër e etur, që dikur në moshën rinorë thurnin ëndrra dhe nëpërmjet ëndrrës i mban gjallë përkujtimet e dikurshme sa të dëshirueshme aq edhe të ngira, pasi ajo e viktimizoi një dashuri në një kohë.
Dimensioni i ndjenjës së dashurisë tanimë është në të shkuarën, andaj edhe vargu poetik e trajton atë ndjenjë në retrospektivë, në të tashmen e mban një fije shprese, ndërsa e nesërmja mbetet e pa zbuluar. Dashuria është ndjenjë frymëzimi, burim kryesor i tij, pasi jeta nuk do të ishte me kuptimin e saj si jetë pa këtë ndjenjë, pasi që arrin të frymëzojë mendimet, shtyn më tej rrjedhën e jetës, nganjëherë arrin të bëjë edhe mrekulli.
Autorët rrëfehen pa komplekse për brendësi intime, dikur të përjetuara më afër, tani përjetohen më larg, po që nuk guxojnë të mvishen me një mbështjellës harrese nga ajo kohë e lumtur, e përjetuar në stolat e parkut, në koridoret e shkollës, apo në stacione të trenave e autobusëve, aty ku edhe janë takuar apo edhe janë larguar dashuritë.
Poezia vjen si një shpërngulje e ëmbël në botën e ëndrrave, me tinguj që përbëjnë një faktor vuajtjesh, përjetimesh e shpresash ku besnikëria ndaj aktit poetik i ndan nga ligjet klasike të universit, sepse autorët posedojnë një bagazh të veçantë inspirimesh që përbëjnë një mozaik të bukur letrar.
Vargu do të thotë talent, magji, punë dhe optimizëm, deshifrim i mendimeve të tyre që realizohen nëpërmjet tensionit të kohës, mendimeve dhe ndjenjave ku defilojnë ëndrrat, shpresat dhe iluzionet.
Poezia përbëhet nga një botë e veçantë e mendimeve me subjekte të ndryshme, deshifrimi i sensibilitetit tonë jetik, një instrument komunikimi emocional ku ndërlidhet imagjinata krijuese.
Ajo ndjenjë që lindi dhe krijoi botën, dashuria, e poetët i këndojnë në çdo stinë e çdo varg është i lulëzuar në çdo kohë në breg të detit apo maje bjeshkë. Një portret me dashuri të heshtur, të buzëqeshur, të zhurmshme, po dashuritë nuk janë të heshtura, ata flasin e buçasin edhe të heshtura. I këndojnë dashurisë me një gotë verë e me një serenadë të butë, dashnorëve idilik që në realitet vështirë hasen, pasi kështu i shprehin ndjenjat disa nga poetët e përfshirë në këtë antologji.
Atyre dashurive që nuk patën fat të ndërtohen e të përjetohen bashkë, e ato ftohen e grishen vetëm në ëndrra e takime me buqeta të luleve, dashurisë me fat të mirë, apo jo të mirë dashurive të ëmbla apo të trishtuara.
E vallë kush tha se dashuria është mëkat? Edhe atëherë kur dashuria fajësohet si mëkatare, e lejuar apo e ndalur, ajo përsëri mbetet dashuri, me mesazh, porosi dhe imagjinatë që ndërlidhen me subjektin e seleksionuar për performanca të vargut.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch