Home » Opinione » VETËDIA E RETARDUAR SLLAVO-KOMUNISTE E ANTISHQIPTARIZMIT SHTETËROR MAQEDONAS

VETËDIA E RETARDUAR SLLAVO-KOMUNISTE E ANTISHQIPTARIZMIT SHTETËROR MAQEDONAS

Shkruan:Nehat Hyseni
Nuk duhet harruar se shqiptarët ndërtuan Rrugën e Kombit dhe Maqedonia nuk i ka mundësitë e dikurëshme për ta bllokuar ekonominë kosovare. Ky shtet problematik ka probleme me të gjithë fqinjëte vet, sepse është formuar duke i hequr nga një pjesë secilit prej tyre. Eksportin marramendës të mallrave dhe produkteve maqedonase, don t’ia imponoj Kosovës me kërcnim të izolimit të qarkullimit të shqiptarve, duke e llogaritur veten Gruevski si mbret që “vret e pret” si t’ia dojë qejfi.

Maqedonia aktualisht ka në pushtet dhe qeveriset nga relikti më tragjikomik i nacionalizmit sllavo-komunist në Ballkan, në krye me partinë e Nikolla Gruevskit, në koalicion me partinë shqiptare të proviniencês së UÇK-së, me BDI- në e Ali Ahmetit.

Ky shtet xhuxh, me ekonomi të pazhvilluar, i klasifikuar nga ekspertët ekonomikë si “banana republikë”, ose “patlixhan- shtet” dhe e vetmja në Europë me probleme reth emrit.

Pra, Ish Republika Jugosllave e Maqedonis, si quhet zyrtarisht (IRJM). ka probleme dhe komplekse elementare me identitetin e vet kombëtar e shtetëror.

Me Bullgarinë në lindje ka probleme reth identitetit të vet sllavomaqedonas, të cilin nuk ia pranon ky shtet fqinjë, duke i trajtuar maqedonasut si bullgarë, si dhe gjuhën e tyre si dialekt i bullgarishtes, me diferenca gjuhësore përafërsisht si gegërishtja me toskërishten në gjuhën shqipe.

Në jug Maqedonia kufizohet me Greqinë, e cila nuk ia njehë identitetin shtetërorë, meqë emërtohet me të njejtin emër si Greqia veriore. Andaj, udhëtari që kalon kufirin Maqedoni-Greqi në Gjevgjeli, habitet kur vëren se nga Maqedonia ka hyrë në “Maqedoni”.

Ndërkaq, me fqinjët në jugperëndim dhe në perëndim kufizohet me kufijtë shqiptaro-shqiptarë me Shqipërinë dhe me Kosovën. Sepse, e tërë Maqedonia Perëndimore është e banuar me shqiptarë, që nga Kumanova në veri, e deri tek Tetova, Gostivari, Manastiri ,Struga dhe Ohri në jug, duke përfshirë mbi 35% të territorit dhe të popullsisë së këtij shteti artificial.

Ky akt i çmendur i ultrashovenistit Nikolla Gruevski, më tepër se askush deri më tani i ka skalitur aq bindshëm dhe kaq ekstremisht fillimet e fundit të kësaj kreature artificiale kuazishtetërore në Ballkan.

Sepse, eksportin marramendës të mallrave dhe produkteve maqedonase, ky shtet karikaturë don t’ia imponoj Kosovës me kërcnim të izolimit të qarkullimit të shqiptarve, duke e llogaritur veten Gruevski si mbret që “vret e pret” si t’ia dojë qejfi.

Por, kjo më tepër i referohet vetëdies së retarduar politike të garniturës udhëheqëse të Maqedonisë nga koha e komunizmit, kur secili sulmonte dhe garonte në ndëshkimin e shqiptarve në Serbi, Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi.

Kurse, ata në Shqipëri ishin zezuar e tmerruar edhe më egërsisht nga diktatori më tragjik i Ballkanit, i mbërthyer në vetëizolim dhe vetëshkatërrim të kombit dhe shtetit.

Maqedonia mund të ketë “vetëdie të retarduar” edhe nga shkaku se mban në mend bllokadën që ia kishte vendosur Kosovës pas vitit 1999 dhe kishte krijuar kaos në Kosovë, duke krijuar mungesa të mëdha të artikujve më elementarë, di dhe të atyre strategjikë.

Andaj, kryeneçësia e këtij shteti xhuxh, sa duket, do ta merrë leksionin e merituar kësaj radhe nga shqiptarët në Ballkan.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch