Home » Opinione » Vetëmashtrimi si preludë i një mashtrimi fatkeq kombëtar

Vetëmashtrimi si preludë i një mashtrimi fatkeq kombëtar

Pikë së pari duhet që të  vetëmashtrohemi,në menyrë që më  lehtë t`i pranojmë gënjeshtrat për  ne e pastaj të fatkeqësojmë ardhmërinë tonë duke nxjerrë në dritë të paqena që e parapërcaktojnë  mundesinë për të qenë skllevër të kafazit tonë  mendor.

Ç`është “vetëmashtrimi” ?   Në librin e Bachut, kjo analizë psikologjike shpjegohet mirë. (“ Të menduarit dhe besimi në vetëmashtrim”, Bach 1997) Një njeri e mashtron vehten sepse për një kohë të gjatë nuk e din se është i vetë mashtruar. Vetëmashtrimi është kur dikush e formon një besim në diçka  për të cilën, normat shkencore nuk e diktojnë dhe procesi i formimit të atij besimi  nuk është rastësi dhe  eshte i ndikuar nga dëshira e lidhur me besimin në fjalë.

Vetëmashtrim ndodhë  gjithashtu kur të arrijmë në një përgjigje irracionale për të kënaqur dëshiron tona.   Shembull i vetëmashtrimit është:  Duke  u shikuar në pasqyrë dhe e bindë veten se je më i bukuri  e në të  vërtetë nuk je as në mesataren e bukurisë,ose kur shkruan diçka dhe mendon se e” përpiu” bota ate se çka  ethash, e bota qeshet me te.

Tek shqiptaria  ,shekujt po kalojnë dhe filharmonia e jonë kombëtare edhe pse e përtërirë  më  njerzë të rinj dhe e ballafaquar me situata dhe rrethana krejtësisht tjera nga ato të dikurshme të cilat i favorizonin gënjeshtrat  ;vazhdon edhe më tutje tundjen e pavetëdijshme të vetëmashtrimit.  Me qëllim apo nga mosdija?

Në filozofi vetëmashtrimi ndahet në dy grupe :”Vetëmashtrimi i qëllimshëm (intencional) ,dhe ai i paqëllimshem (jo intencional).Vetemashtrimi i qëllimshemi krijohet  duke synuar arritjen e qëllimit pa marrë parasyshë mjetet .Intencionalistët kanë prirje të pranojnë se vetë-mashtrimi është i qëllimshëm, dhe kërkon mbajtjen e besimeve kontradiktore për mashtrim : “Armiqësia me turqit është e ideologjizuar, e krijuar nga ideologjia e 500 vjetëve, sesa një armiqësi e ndjerë, e jetuar me turqit.Ne nuk ishim një popull në pushtim. Absolutisht që jo! Është zhvilluar ky popull bashkë me atë. Mori fenë e tij. Konatacioni “neo-otoman”nuk përdoret pa qëllim, por me qëllim për t’i dhënë një negativitet të madh.Ne kemi një trashëgimi, një marrëdhënie historike të rëndësishme, të çmuar me Turqinë, që ne duhet ta shfrytëzojmë.” (F.L)    Kjo mënyrë e  të menduarit i përfshinë elementet e ndarjes së përkohshme  nga e verteta dhe ato  të zgjeruara  qe me kalimin e kohës e për perfitime te vetë-mashtruesit duke  e rritur mundësinë e harrimit  të së vërtetës.

Vetëmashtrimi i tyre shkon edhe më largë:” Ka dhe një trajtim të karakterit mitologjik, sikur kemi të bëjmë me një perandori, e cila ma erdhi, na pushtoi 500 vjet, na shtypi, na vrau, na preu dhe harrohet që ata 500 vjet, dhe unë mund të flas me kompetencën e një historiani që sapo ka ardhur nga disa kërkime arkivore në Venedik dhe ka materiale të jashtëzakonshme, që tregojnë se këtu kanë vazhduar lidhjet, në 1500-ën, në 1600-ën, me Perëndimin, me të gjithë tregjet kryesore. Durrësi kishte konsuj tregtarë nga e gjithë bota, që në vitin 1600 e kusur. Tregtia e Shkodrës lulëzonte, saqë kishin në Venedik shtëpitë e tyre. Ishte Butrinti, Korfuzi…”(P.Xh.)  Vetëmshtrimi e njeh edhe këtë mashtrim bindës që i bëhet vehtës, pra me qëllim:’ “Kadare ka një ngjashmëri me atë që quhet tregu “gabi” në Shqipëri nga që ushtrohet më së shumti nga gabeltë, ose së paku kështu perceptohet. Fjala është për tregun që merr në Perëndim mallra të përdorura, të vjetruara ose që thjeshtë nuk përdoren më nga të zotët e tyre, ndodhë edhe “firmato”, dhe i shet me çmime mjaft të lira, nganjëherë me kile. Racionaliteti i këtij tregu është se këto lloj mallrash blihen më lirë. Edhe Kadare ka shkuar në Perëndim ku merr ide e mendime të përdorura dikur, të vjetruara tani dhe jua shet shqiptarëve. Problemi është vetëm se i mungon racionaliteti i tregut të gabit: tregtarët e gabit i tregtojnë ato mallra sepse janë më të lira, ndërsa idetë, si të vjetra si të reja kushtojnë njëlloj, në kuptimin se si një libër i shekujve të kaluar, si i sotëm kushton gati njëlloj.”(H.F.)

A e marrin të vetëmashtruarit atë që e duan? “Gënjejmë që ta mashtrojmë vetveten, ta ngushëllojmë tjetrin, gënjejmë nga dhembshuria, gënjejmë që të mos kemi frikë, të trimërohemi, ta fshehim varfërinë tonë, gënjejmë për shkak të ndershmërisë sonë. Gënjejmë për liri. Gënjeshtra është formë e patriotizmit dhe inteligjencës sonë. Gënjejmë në formë krijuese, imagjinuese dhe inventive”.  – thoshte Dobrica Qosiç, ish kryetar i Jugosllavisë, akademik. Por mos jemi duke shkuar rruges se genjeshtrave por jo me qëllime tëQosiqit por për fatkeqësimin tonë?

Dy nga çështjet më themelore në lidhje me mashtrimin mbeten të pazgjidhura: Çfarë duan  të mashtruarit? Çfarë don të merr mashtruesi ? Them që ,se mashtruesi është i motivuar nga një dëshirë për t`i  besuar, kurse i vetë-mashtruari e ka një mënyrë false të besimit të lartë,dhe tregon se i vetë-mashtruri ka dështim të madh të vetënjohjes. Të vazhdojmë : Tani për tani është e pamundur studimi i të kaluarës së shqiptarëve me metoda arkeologjike ngase  nuk ka gjurmë për to.Kjo s`është e jashtëzakonshme, sepse shqiptarët e sotëm janë një përzierje e komponenteve të ndryshëm etnike gjegjësisht kulturave të ndryshme. Janë blegtorë të ardhur dhe kështu në mënyrë arkeologjike janë të pa diktueshëm ( që nuk vërehen). Gjurmët e tyre duhet kërkuar nëpër varrezat e tyre nëpër bjeshkë e vështirë që gjindet diçka e mirëfilltë” (Vesna Peshiq : Shqiptarët Ilir të rrejshëm).

Subjekti i vetë-mashtrimit,  me dije apo mosdije duke tentuar të mashtroj  ose budallakoj vetën: është  një person i vetë-mashtruar    apo një shoqëri e vetëmashtruar duke përdorur  fakte të rrejshme per mashtrim te  vetës, sidomos duke e arsyetuar  një besim të rrem,një akt moralisht të dënueshëm, ose duke përdorur një argument  të rremë për mashtrim  : “Hoxhollarët në kohën e Perandorisë Otomane ishin pushteti vetë, por i padeklaruar, kurse në kohën e Serbisë së parë ishin kthyer në misionarët më të rrezikshëm në shërbim të pushtetit okupues për asimilimin e popullsisë shqiptare . Ata ishin bërë “dërrzhavni imami” që don të thotë imam shtetëror, të cilët paguheshin drejtëpërdrejtë nga Beogradi. Rrogat e tyre ishin në rangun e ministrave dhe me një rrogë mujore të cilën e merrte imami i tillë , mund të blente dy penë qe(kije), që për kohën ishte vlera e një hektari tokë pune. Porosia e tyre ishte që, imamët çdo të dytën fjalë ti predikonin popullit se ishin turk, në vend të fjalës musliman, kurse emërtimi shqiptar të çrrënjosej nga fjalori ynë i përditshëm dhe nga zhargoni i ngjarjeve historike.”(Q.Zekolli)

Vetëmashtrimi është gjendje e vetëbesimit ku njerzit hyejnë në te si rezultat i vetëdëshirës  të motivuar në mënyrë irracionale dhe me qëllime të këqija,por ne  rrethana normale dhe në rast të ekzistimit të vetëdijes së lartë njerëzore në rend të parë e pastaj edhe të asaj kombëtare, njeriu me tu liruar nga imponuesi okupator e hudh poshtë barrën e ngarkuar nga robëria, por në të kundërtën do ta mbajë atë përgjithëmonë mbi kurrizin e tij dhe kurrë nuk do të mund ti çelë sytë dhe të shoh dritën e vërtetë të lirisë .

 

Kurse teoria e Triversit për vetëmashtrimin qëndron në atë  se disa nga njerëzit kanë lidhje emocionale me atë se çka beson dhe kjo është irracionale. Sipas Triversit (Robert): Një njeri e mashtron veten kur beson në diçka dhe mundohet t`i bindë të tjerët për atë vërtetësi. : “Slavoj Zhizhek ndalet te tabani kontinental i pagërmueshëm më tej a te boshti, garanti i lojës: shqiptari – bosht bosh, në fakt, rreth së cilit organizohet duke u dendësuar qerthull europianiteti i shkallë-shkallshëm, në atë masë sa largohet; bosh, se shqiptari është brenda Europe, por nuk njihet Europë, se shqiptari është europiani që nuk është, pra, me shpinën rrafsh për ante-murale – si në pritje të një skuadre pushkatimi – ose, parë nga poshtë, me po atë shpinë pas po atij muri, ngarkuar me Europën si një lloj Atlasi a Sizifi., “ Në teorinë e Triversit  mbi vetëmashtrimin, pastaj thuhet se fshehja e së vërtetës nga të tjerët,është e fshehura më e thellë e së vërtetës nga vetvetja.

Vetëmshtruesit jo të qëllishëm (jo –intencionalistët )në të kundërtet e atyre të qëllimshëmve kanë prirje të besojnë se rastet e vetëmashtrimit nuk janë domosdoshmërisht aksidentale,por të motivuara nga dëshira,ankthi apo nga mosdija dhe mosnjohja e vetvetës.

Për më tepër “ mëndimi i dëshiruar” dallohet nga vetëmashtrimi në atë ate që vetëmashtruesit (shqiptarë) i pranojnë dëshmitë kundër vetëbesimit të tyre , sidomos kur është puna për ta larguar vetveten sa më shumë nga gjuha, tradita, kultura dhe të gjitha vlerat tona shekullore t ë trashëguara nga të parët e tyre iliro-pellazgë, për ti larguar nga lutjet në gjuhën tone të ëmbël që vetë natyra nënë, që vetë Zoti na i ka dhuruar , vetëm e vetëm për te na larguar nga rrënjët dhe vlerat tona euro-përendimore dhe për te na bërë që të sillemi  sikur popull i droguar,  i hipnotizuar , i degjeneruar , i tjetërsuar e i asimiluar, në mënyrë që kurrë mos të mund të organizohemi e të mbrohemi nga rreziku sllavo-ortodoks  dhe ai islamist.

Por sa do që në shikim të parë  shihet  orvajtja e të tanëve,mohuesit tanëtë së kalurës dhe të tashmes  sonë që të ”qapurisin” diçka nga shkenca e historisë,pasojat e këtij vetëmashtrimi janë te rënda e më shumë se fatale.Me apo pa vetëdije ,me apo pa qëllim,të imponuar apo jo nga dikush, me apo pa domosdoshmëri aksidentale, me  apo pa emocione të porositura dalin dhe e bindin botën që:” Skema e tensionit kulturor me islamiken, pjesë e konsiderueshme e asaj që studiuesi Enis Sulstarova e ka quajtur “arratisje nga Lindja”, jetësohet fjalë për fjale  me vullnetin që tashmë e përbëjnë trojet e “Shqipërinë Orientale” (siç ia gjeti termin saktë e thjeshtë vite më parë Ardian Klosi)( E.H) “

Vetëmashtrimi i shqiptarëve,  i qëllimshëm apo jo është vetëmashtrim , është tragjik, është i pafalshëm.

Fahri Xharra

Tiranë,23.05.12

One Response

  1. fatmir maksuti thotë:

    po te mosvetemashtroheshim nuk do ishim populli me i izoluari me evropen ne te gjitha sferat e jetes dhe a s-eshte kjo turp nga gjith spektri udheheqes i ktij populli pamar parasysh se ku udheheqin dhe ky izolim eshte pasqyre e verrtete e shkatrrimit te ktij populli.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch