Home » Lajme » Vetëvendosje ka mbështetur Deklaratën Politike përmes së cilës konfirmohet vullneti politik i shqiptarëve të kësaj lugine për t’u bashkuar me Kosovën

Vetëvendosje ka mbështetur Deklaratën Politike përmes së cilës konfirmohet vullneti politik i shqiptarëve të kësaj lugine për t’u bashkuar me Kosovën

Lëvizja Vetëvendosje është i vetmi subjekt politik parlamentar në Kosovë, që ka mbështetur Deklaratën Politike, të miratuar nga 66 këshilltarët shqiptarë nga të tria komunat e Luginës së Preshevës, përmes së cilës konfirmohet vullneti politik i shqiptarëve të kësaj lugine për t’u bashkuar me Kosovën. Partitë tjera parlamentare në Kosovë, të kontaktuara nga “Zëri”, janë shprehur të rezervuara ndaj deklaratës politike të përfaqësuesve të Luginës së Preshevës. Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së e AAK-së thonë se i kuptojnë kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, shkaku i diskriminimit, por sipas tyre, lëvizja e kufijve nuk është zgjidhje. Ndonëse nuk e përkrahin vullnetin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkimin e tyre me Kosovën, ata janë pro një bashkëpunimi më të thellë ndërmjet përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës me institucionet e Kosovës.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch