Home » Lajme » Vetëvendosje përplaset me policinë në Mitrovicë

Vetëvendosje përplaset me policinë në Mitrovicë

Sipas aktivistëve të Vetëvendosjes, qëllimi i shkuarjes tek shtëpia e Veselit është vendosja e një pankarte me mbishkrimin “Veriu nuk ndahet, perëndimi nuk falet”.

Mitrovica tabelaDisa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë përplasur sot me Policinë e Kosovës në hyrje të Mitrovicës, pasi ishin nisur për t’ia vënë një pankartë shtëpisë së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në këtë qytet. Përleshja është zhvilluar në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë.

Sipas aktivistëve të kësaj lëvizjeje qëllimi i shkuarjes tek shtëpia e Veselit është vendosja e një pankarte me mbishkrimin “Veriu nuk ndahet, perëndimi nuk falet”.

Sipas Lëvizjes “Vetëvendosje”, gjatë këtij aksioni është lënduar edhe njëri nga veteranët e UÇK-së, Musa Ajeti. Në videon e dërguar nga “Vetëvendosja” shihet se si filloi përleshja mes aktivistëve dhe Policisë, transmeton TG.

Ndërkaq Fidan Ademi, nga “Vetëvendosja”, ka thënë se mbrapa Policisë po qëndrojnë zyrtarët e PDK-së që po u japin urdhra drejtpërdrejt atyre. “Janë kriminelë dhe rrugaçë. Po shihet se po e provokojnë masën rrugaçët e paguar të Kadri Veselit, mirëpo ne nuk do t’i ndalim aksionet tona”, ka thënë Ademi.

Menjëherë pas kësaj përleshje ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës e cila dënon ashpër sjelljet siç thuhet, vandaliste të Lëvizjes Vetëvendosje e “cila përmes aktivistëve të saj ka bërë përpjekje që të kërcënojë familjen dhe të dhunojë pronën private të familjes së liderit të PDK-së, Kadri Veseli, në Mitrovicë”.

“Partia Demokratike e Kosovës, mirëpret çdo lloj shprehje të pakënaqësisë apo protestave, të garantuara me ligje e Kushtetutë, mirëpo dënon ashpër çdo përpjekje që përmes dhunës dhe kërcënimeve të bëhen përpjekje për realizimin e qëllimeve politike. Familja dhe prona në traditën tonë gjithmonë janë konsideruar të shenjta dhe asnjëherë nuk janë cenuar nga politika”, thuhet në reagim. /Albinfo.ch/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch