Home » Histori » Vetëvrasje kolektive shqiptare- Ndërrimi i historisë sipas urdhërave të Turqisë

Vetëvrasje kolektive shqiptare- Ndërrimi i historisë sipas urdhërave të Turqisë

Fahri Xharra 2015-1Si të mësohet historia e periudhës otomane ? Polemika për këtë çështje ishte më se kërcnuese: a duhet ndërruar disa “pjesë “të historisë së shkruar në libra ndër http://viagra7pharmacy-online.com/ shqiptar , aty ku flitet për Peandorinë Otomane ? Ministria e Arsimit e kishte mbledhur një komision dhe premtonte një “ zbutje “ të termave të përdorur . Por intelektualët e shumë numërt e kundërshtuan këtë intervenim të Ankarasë (« Kosovo : faut-il « adoucir l’occupation turque » dans les livres d’histoire ? », Le Courrier des Balkans, 29 mai 2013.)

Si duhej të mësohej ajo histori e periudhës osmane? Turqia është investitori kryesor në Kosovë, ajo ka një ndikim të fuqishëm mbi këtë vend të vogël… Bile , shumë ndikim të madh. Në pranverën e e vitit 2013 , pati shpërthyer një skandal i vërtetë, pasi që Ministria e Arsimit e kishte kërkuar një “korrigjim” në disa libra të historisë së Kosovës. Pra , ishte fjala , “ të zbusin” shumë formula të cilat e përshkruanin “dominimin” turk” . Kështu shumë historian shqiptar u ngritën kundër ketij presioni “ të padurueshëm” Frashër Demaj , historian dhe autor i shumë librave shkollor të historisë , e futi një kazuistikë të re: Sipas tij “ diplomacia e Ankarasë nuk duhej të përziej historinë me marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-turke” sepse “ Perandoria otomane ishte okuptaor i cili i kontrollonte territoret shqiptare , për derisa Turqia është miku më rëndësishëm i Kosovës dhe e Shqipërisë”…( Pour la Délégation aux Affaires stratégiques Ministère de la Défense Marché n°1505414462 )

Pra , duke “ ndihmuar” Kosovën ekonomikisht , filloi të shihet këmba e arushës së vjetër turke.
A ishim të gatshëm për një vetëvrasje kolektive , ndërrimi i historisë sipas urdhrave të Turqisë . Së pari librat , pastaj …. të shohim më vonë.

“Humbja e traditës në kombinim me dobësinë e shtetit, ka krijuar një masë kaotike të hutuar. Këtë më së miri e pamë te Shqipëria post-komuniste. Komunizmi kishte ndaluar traditën dhe kishte instaluar një shtet të hekurt autoritar, për ta zëvendësuar traditën. Fuqia, dhuna e shtetit dhe regjimi, ishte ajo qe e mbante nën kontroll të hekurt hutinë e shqiptarit, që vinte për shkak të mohimit të traditës (religjioneve dhe kanunit). Pasi shqiptari u lirua nga hekurat në të ’90-at, ai nuk e pati më traditën në shpirtin dhe moralin e tij, por doli prej komunizmit si një egërsirë qe del prej një kafazi të hekurt. Ta zhveshësh një individ nga tradita, veçanërisht shqiptarin, ai shndërrohet në egërsirë (*2). Viti 97 ishe shfr yerja kulminante e kësaj hutije kolektive. Kanë kaluar 18 vjet pain relief meds që nga ajo kohe. Shteti është duke u ri instaluar dalëngadalë, por dobësia e institucioneve të tij krijon një mosbesim të madh në masë, dhe në anën tjetër kjo shoqëri pa autoritet shtetëror, rikthehet ne kohërat homerike e mesjetare, kur shoqëria pa shtet ka funksionuar me kanunin e trashëguar në besim (*2). Por, tani tradita është ndërprerë në kohën e komunizmit, dhe kjo tendencë për rikthim të traditës bëhet në mënyrë të devijuar dhe të keqinterpretuar, sa që në emër të kanunit i ngujojnë edhe fëmijtë ( Besir Bajrami Hutia e shqiptarit !, ) vazhdon nga dje… Ndërsa fakti qe tani politika ia bene kete ‘dhurate’ ASHAK-ut ka te beje edhe me lidhjet e disa shokëve ‘historiane’ te Schmitt-it ne Kosove, qe politikisht janë te afërt me ‘rilindjen’ ne Shqiperi, te çilet ‘historiane’ janë te ‘shkolluar’ ne universitetet evropiane, dhe (vetëm) per kete arsye paraqesin ‚elitën‘ e re ‚shkencore‘ e politike. –
Shkrimtari i shquar Ismail Kadare konfirmoi faktin se është në listën e intelektualëve që kanë firmosur peticionin kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke. Po, tha Ismail Kadare, unë u jam bashkuar intelektualëve pasi mendoj se ky është një problem madhor. Por ai shtoi se nuk është ai nismëtari. Jam një nga firmëtarët dhe ndaj të njëjtin mendim me intelektualët e tjerë shqiptarë se ndryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë një fyerje e papranueshme për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen reglan online dhe identitetin tonë. Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar dhe ne nuk duhet ta lejojmë këtë, theksoi Kadare.

Nga Peticioni “Përpjekja për të trilluar një histori të paqenë, me pseudohistorianë dhe pseudokomisionerë shtetërorë, të drejtuar sipas një projekti të errët politik, s’i shërben as paqes dhe as miqësisë së vërtetë mes popujve dhe as projektit të një të ardhmeje që sjell paqe, harmoni e mirëkuptim. Përpjekjet që interpretimi i historisë të bëhet në funksion të pushtetit dhe jo në funksion të http://pharmacy-online-24hour.com/kamagra-oral-jelly-banana-online.html së vërtetës, janë të rrezikshme dhe vënë në pikëpyetje të ardhmen tonë.( Kadare: Pse e firmosa peticionin, kundër rishikimit të historisë nën buy men s health meds mbikëqyrjen turke ) Ndryshimi i historisë në formë arbitrare, duke i ardhur rreth oreksit të diplomacisë turke, krijon një precedent të rrezikshëm: pas disa vitesh edhe Serbia mund të kërkojë të shpallet vetëm një administratore në Kosovë dhe ajo të vlerësohet pozitivisht për lirinë, pavarësinë, kulturën dhe identitetin tonë. Paqja e bazuar në drejtësi është përvojë që i ka ndihmuar shumë popujve të kuptojnë të kaluarën, pa e mohuar atë, pa i fshehur ose shtrembëruar të vërtetat historike. “

Jo , dhe jo ndërrimeve arbitrare të historisë sonë !
Fahri Xharra , 19.09,16
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch