Home » Lajme, Vendore » (Video) Riza Halimi: kryetari Shqiprim Arifi bëri një sërë skandalesh me veprimet e tija autoritare që rezultuan në prishjen e koalicionit

(Video) Riza Halimi: kryetari Shqiprim Arifi bëri një sërë skandalesh me veprimet e tija autoritare që rezultuan në prishjen e koalicionit

Kryetari  i partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi, mbrëmë në emisionin Studio e Hapur në Rtv Presheva, për herë të parë ka folur për shkaqet e prishjes së koalicionit me APN. Sipas Halimit APN që në fillim të qeverisjes kishte thyer parimet e marrëveshjes duke dhënë sinjale se do të ketë shumë vështirës në funksionimin e koalicionit. Sipas tij PVD prapë kishte gatishmëri  që të funksionoj partneriteti , por APN vazhdonte të vepronte në kundërshtim të marrëveshjes duke thyer ligjshmërinë , profesionalizmin dhe depolitizimin.

Ndërkaq sipas Halimit, hapi tjetër ka qenë zgjedhja e zv drejtorit të shtëpisë së shëndetit, që sipas tij në fillim të marrëveshjes ky post nuk ishte paraparë për APN.

Por kulminacioni i këtyre problemeve sipas kreut të PVD ishte arritur me publikimin e komunikatës së APN për ofrimin tre këshilltarëve nga subjektet politike .

Halimi ka thënë se kryetari Arifi PVD nuk e kishte përfillur edhe në hartimin e buxhetit për vitin 2017 , por dhe këmbëngulësia  për shuarjen e OKF , RTV Presheva dhe Fondit humanitarë.

Kryetari i PVD Riza Halimi po ashtu ka potencuar se veprimet e kryetarit të APN ishin autoritare, duke zhvilluar paralelisht edhe fushatë parazgjedhore e në anën tjetër duke injoruar kryetaren e kuvendit dhe zv kryetarin e komunës sidomos në takime zyrtare. Problem tjetër ka qenë edhe binjakëzimi i komunës së Preshevës me komunat në Turqi,që sipas Halimit ishte penguar iniciativa e parë e zv kryetarit të komunës. Ndërsa sa i përket buxhetit ai ka thënë se propozimet e PVD nuk ishin marrë parasysh, duke hartuar kështu një buxhet të fryrë për poenë politik , duke ditur që mjetet nuk ishin të siguruara.

Halimi ka thënë se ish kryetarit i Preshevës nuk ka marrë për bazë sugjerimet e PVD , ku në ndërkohë ka plasur edhe skandali me rrugën e Karposhit projekt për të cilin dyshoher për keqpërdorime , por këtë pritet ta vërtetojnë organet kompetente. Kreu i PVD po ashtu ka theksuar se ish kryetari Shqiprim Arifi nuk kishte përfillur as anëtarët e këshillit komunal nga radhët e PVD , duke sjellë vendime të një anshme sidomos dokumentin për planin aksional të emigrantëve, pikë kjo që duhej adresoj në kuvend.

Në fund kryetari i PVD ka folur edhe për tërheqjen e investitorit SOLID nga Suhareka, duke theksuar se pas rishikimit të marrëveshjes do të sqarohet edhe ky rast për opinion pasi sipas tij edhe pushteti i tanishëm do të krijojë po ato kushte për atë investitorë.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch