Home » Lajme, Vendore » (VIDEO) Shtabi për situata të jashtëzakonshme nxjerr konkluzione pas abuzimit të qeverisë me transportimin e emigrantëve

(VIDEO) Shtabi për situata të jashtëzakonshme nxjerr konkluzione pas abuzimit të qeverisë me transportimin e emigrantëve

Shtabi për situata të jashtëzakonshme në Preshevë ka shqyrtuar gjendjen e refugjatëve dhe ka konstatuar  gatishmërisë e të gjitha subjekteve relevante në lidhje me pritjen e refugjatëve. Shtabi gjithashtu  ka  analizuar edhe  bashkëpunimin jo të duhur të organeve të pushtetit lokal me policinë lokale lidhur me menaxhimin e krizës rreth refugjatëve.  Të pranishëm në këtë takim veç drejtuesve të institucioneve lokale ishin edhe përfaqësues të Komesariait për  refugjatë në Serbi, shefja e UNHC-së zyra në Preshevë dhe përfaqësues të TK. Janë më shumë se 7 muaj  që merremi me këtë situatë madje me probleme serioze nga autotransportuesit  vendor dhe të tjerë të cilët janë nxjerrë nga loja me dhënien  e pëlqimit  të  organeve qeveritare që transportin ta bëjë vetëm Komapania Llasta, është shprehur kështu kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.  E shtabi për Situata të Jashtëzakonshme në Preshevë ka sjellë edhe një sërë konkluzionesh që do ti drejtohen të gjitha institucioneve e qeverisë, komesarirati për refugjatë, stacionit të policor  në Preshevë si dhe institucioneve relevante që janë të aranzhuara për menaxhimin e krizës ka cituar Mustafa. Inspektorët  përkatës kanë paraparë që këto konkluzione të zbatohen brenda 30 ditësh.

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch