Shtëpia e shëndetit në Preshevë ka përfituar një autoambulancë nga organizata gjermane Help. Vlera e këtij automjeti është 25 mijë euro, ndërsa shtëpia e shëndetit është e vetmja në Jug të Serbisë që ka këtë automjetë që është i pajisur më gjithë aparaturën .
Këtë autoambulancë të kompletuar në jug të Serbisë tashmë e ka vetëm shtëpia e shëndetit në Preshevë. Pas angazhimit intensiv të drejtorit të mantilave të bardha Mitat Sahiti , shtëpia e shëndetit ka arrit që të fitojë këtë donacion nga organizata gjermane Help edhe atë në mesin e 5 komunave në tërë Serbinë.Drejtori Sahiti ka thënë se ky është automjeti i tretë që këtë vit shtëpia e shëndetit përfiton.
Drejtori Sahiti ka potencuar se shtëpia e shëndetit në Preshevë ka pas gjithmonë nevojë për autoambulanca , kur dihet sa gjatë vitit 2003-2007 në shërbim të pacientëve kanë qenë vetëm 2 automjeteve , ndërsa tani janë bëtë 7 edhe atë të pajisura me të gjitha elementet.
Autoambulanca e re , është e pajisur me aparaturën më të sofistikuar , si EKG , Defibrilator, Aspirator , aparatura e tensionit, paisja e imobilizimit , seti Orl dhe ai oftalmologjisë . Vetëm pajisjet kanë koston e 10 mijë euro ndërsa e tërë autoambulanca kap vlerën e 25 mijë eurove.
Drejtori Sahiti ka arrit që brenda një afati të shkurtë si donacione të përfitojë edhe automjete të tjera , por dh pajisje më të sofistikuara për shërbimin e pacientëve. Rasti i fundit ishte donacion i fondit nacional të kombeve të bashkuara aparaturë maternitetin në vlerë prej mbi 12 mijë dollarësh.