Home » Lajme » Vijon procesi i numërimit, PS kryeson në rang vendi

Vijon procesi i numërimit, PS kryeson në rang vendi

Bazuar në të dhënat e KQZ deri në orën 21:00, vihet re se Partia Socialiste vijon të kryesojë në rang kombëtar.

Nga numërimi i 3929 nga 5199 kutive të votimit, në rang vendi, 48.76% të votave i ka marrë Partia Socialiste, 39.28% i ka marrë PD dhe 6.83% LSI.

Në qarkun Shkodër, Partia Demokratike kryeson me 43.89% në krahasim me Partinë Socialiste, e cila deri tani ka marrë 28.79%, kurse LSI ka siguruar 8.74% të votave.

Në qarkun e Kukësit, Partia Demokratike kryeson bindshëm me 62.26% kundrejt Partisë Socialiste me 35.84% dhe LSI me 0.16%.

Gjithashtu, sipas të dhënave që raporton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se PS kryeson edhe në Krujë me 49.31%, PD me 40.87%, LSI me 7.59%

Kurse në Dibër, Partia Socialiste deri në këto momente renditet e para me 44.59%, PD me 45.2% dhe LSI me 6.9%.

Po ashtu edhe në Durrës, Partia Socialiste konfirmohet si kryesuese me 51.35% %, PD me 40.16% dhe LSI me 6.40 %.

Në qarkun e Tiranës, i cili është edhe qarku më i madh në vend, Partia Socialiste vijon të kryesojë me 48.87% të votave, kundrejt PD e cila deri tani ka marrë 38.92% vota dhe LSI me 5.88%.

Po ashtu edhe në Elbasan Partia Socialiste renditet e para me 55%, PD 37.17% dhe LSI me 4.63%.

Të dhënat e pasqyruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve theksojnë se në qarkun e Fierit, Partia Socialiste kryeson bindshëm kundrejt rivalëve politikë, përkatësisht me 52.3%, PD me 37.61% dhe LSI me 7.09%.

Në qarkun e Beratit, PS-ja vijon të jetë parti e parë me 55.76%, PD me 29.2%, kurse LSI ka marrë vetëm 12.57% të votave.

Ndërkohë edhe në qarkun juglindor të Korçës Partia Socialiste rezulton se deri tani ka siguruar 47.76% të votave, PD 41.75% dhe LSI 6.97%.

Në qarkun Vlorë, aty ku kandidon për deputet kryeministri Edi Rama, PS-ja ka arritur të marrë 57.9%, PD 31.6%, kurse LSI 5.97%.

Po ashtu edhe në Gjirokastër, Partia Socialiste ka siguruar 55.85%, PD 28.1% dhe LSI me 13.07%.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch