Home » Lajme » Viktimat e aksidentit në Serbi janë nga Kërçova?

Viktimat e aksidentit në Serbi janë nga Kërçova?

Tre viktimat e aksidentit në rrugën Nish-Beograd i cili ndodhi të shtunën pasdite kanë qenë nga Kërçova, njoftojnë jo-zyrtarisht burime nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas tyre bëhet fjalë për qytetarë me prejardhje nga fshati Debresh i Prilepit, por që para disa viteve janë shpërngulur në Kërçovë.
Në aksidentin e rëndë që ndodhi në aksin rrugor Nish – Beograd, gjetën vdekjen tre persona nga Maqedonia, kurse tre të tjerë kanë marrë lëndime të rënda. Siç kanë raportuar mediat serbe, në mesin e viktimave gjendet edhe një fëmijë trevjeçar, kurse motra e tij 14 vjeçare gjendet në rrezik jete në spitalin e Beogradit.
Në këtë aksident tragjik, jetën e kanë humbur B.S. (42), S.R. (35) dhe G.R. trevjeçar. Ata kanë qenë duke udhëtuar për në Slloveni, ku kanë jetuar përkohësisht.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch