Home » Lajme, Opinione » Virtyti, e verteta, e drejta -përballë gënjeshtrës, vesit, pragmatizmit, komercializmit artistik, utilitetit politik

Virtyti, e verteta, e drejta -përballë gënjeshtrës, vesit, pragmatizmit, komercializmit artistik, utilitetit politik

Të gjithë folëm- radhën e ka Tropoja.

E verteta të bën të lirë.
“Liria jote është deri aty ku fillon liria e tjetrit” (Niçe).
“Aty ku fillon liria e tjetrit mbaron liria jote”. (Likurgu)
Filmi u shfaq, Mamaqi foli, reagoj duke genjyer përsëri, Sulltan Rama demonstroj zhargonin e tij rrugaçëror. Tani nuk ka më asnjë dilemë së cili është misioni i këtij filmi, apo prononcimet e Ermal  Mamaqit për të vlerësuar  traditën, zakonet, doket, virtytet e Tropojës e malësorëve të Veriut, apo për zhvleftësimin e tyre, për interesat utilitare të Padrinos së tij Edi Rama.Gërmova në kujtesën time dhe më erdhi në mendje një postulat i Filozofit të Lashtë Grek, Aristotelit.”Do ta them të vertetën troç edhe sikur të gjithë të jenë kundër saj sepse shumë shpejt ata që e kundërshtojnë me fort do të përpiqen ta pronësojnë triumfin e saj”.Unë të vertetën kam thanë, çfarë kam degjuar e parë sepse gjithmonë jam udhëhequr nga parimet se liria ime është deri aty ku fillon lira e tjetrit, prandaj në nëntituj të këtij shkrimi kam perifrazuar Likurgun dhe Niçen.”E verteta të ban të lirë” në mëson Hajku, prandaj e kam ndërgjegjen e qetë.Dramaturku Henrik Ibsen thotë:”Ndergjegje e pastër jestek i bëtë”Reagova ndaj prononcimit publik të Ermal Mamaqit që fyeu, bujarinë, mikëpritjen, personalitetin, intrigoj e shpifi për zakonet, doket, cenoj nderin familiar të tropojanëve  e malësorëve në përgjithësi dhe dinjitetin e integritetin e zanave, të bjeshkëve, shtojzovalleve të Alpeve, për të cilat më e shtrenjtë se vetë jeta është dinjiteti, morali, nderi.Ai nëpërkëmbi nderin e Ajkunës, të Tanushës, për sytë e të cilës digjej Ballkani, siç u dogj Troja për Helenën.Në vitin 1478 me dt 16 qershor tek Shkembi i Vajzës në Krujë u hodhën 90 vajza për të mos rënë në duart e turqëve që kishin pushtuar Arbërinë pas vdekjes së Kryezotit të saj Gjergj Kastrioti (Skënderbeu).Në vitin 1638 Nora e Kelmendit, luftëtarja e paepur goditi në çadrën e tij pashain turk për të mbrojtur dinjitetin e nderin e malësores, çka deshmoi se ajo nuk është plaçkë tregu.Në vitin 1490, historia e 300 duvakëve të Lurës na dëshmon si u sakrifikuan 300 djem dibranë për të shpetuar 300 vajza që ishin kerkuar haraç nga Pashai turk i kohës.Shotë Galica luftoj sup me sup me burrin Azem Galicen ku demonstroj për krah tij trimëri të rrallë në Lëvizjen Kaçake të viteve 20 të shekullit të kaluar.Rukie Ramja trimëresha e Tropojës, humbi rininë e saj  nëpër burgjet e diktaturës së mamaqëve dhe etërve të Edi Ramës për të mbrojtur nderin që u munduan të ja grabisnin strukturat shtetërore deri tek Foçer Shehu, por ia doli dhe pas një burgimi të gjatë triumfoj.Po i rikthehem filmint duke sjellë në vemendjen e publikut aktorin Zhupan Ramën, dajën, producentin e mamaqëve sivëllaun e Vuçiçit, i cili ishte zhytur në detin e adrenalinës që buron nga deliri i tij i madhështisë për shak të pushtetit të perqendruar në Sulltanatin e tij.Edi Rama ma anë të parave të pista rrembeu pushtetin për të kapur shtetin e uzurpuar institucionet e tij kushtetuese, kurse tani po përpiqet të godasë shoqërinë shqiptare e konkretisht trevat e veriut me bazë Tropojën, me perversitetet e tija e hodenizmin e shfrenuar në emër të modernitetit.Kështu kanë bëre dhe etërit e tij që na grabitën lirinë e fituar me mund shekullor, avenirin e jetës, madje vetë jetën.Mjafton të kujtojmë denimin me vdekje, ekzekutimin me varje dhe lenien disa kohë ashtu në litar tek agjensia e udhëtareve në Kukës të Promoteut të fjalës së lirë, Saharovit Shqiptar, Poetin Havzi Nela dhe kuptohet lehtë çfarë është në gjendje të bëjë diktatura edhe në gërhamat e fundit të saj për ta mbajtur pushtetin.Askush nuk mund të na mbushë mendjen, madje edhe Sokrati po të ngrihet nga varri së fjalori rrugaçëror i Despot Ramës  është kulturë dhe e nderon Tropojën e Shqipërinë.Babai i Tragjedisë Botërore Eskili na ka lanë një maksimë:”Ngado që do shkoi do të marr Greqinë mbi supe”.E ndjeva obligim si bir i Tropojës, si qytetar i saj, si artist si njëri i votëbesuar i tropojanëve për ti përfaqësuar në Parlamentin e Shqipërisë në vitet më të veshtira të saj të reagoj fuqishëm për artin komercial të rilindjes që u përpoq, jo të evokonte vlerat e Tropojës për ti zhvleftësonte ato.Në këtë përballje publike me industrinë mediatike të Sulltan Ramës falenderoj të gjithë ata që guxuan e u rreshtuan në kahjen e drejtë dhe u bënë apologë të virtyteve të Tropojës.Në këtë ballafaqim të madh publik tonin që përfaqësojmë virtytin, të drejtën, të vertetën me pushtetin që përfaqëson grabitjen e besimit, shpëdorimin e mikëpritjes, komercializmin artistik, pragmatizmin personal, utilitarizmin politik, ndonëse në kushte të pabarabarta, mijëra vetë me klikime, komente, pelqime e kthyen këtë betejë mediatike në plebishit popullor për mbrojtjen e vlerave të trevave të veriut.Symbyl Aga i Sulltan Ramës Ermal Mamaqi na quajti përçarës. Në fakt është krejt e kundërta.Dua ti them këtij Haxhi Mileti ( Tellalli ) të Kalifatit Ramjan edhe njëherë se Tropoja është vatra e qytetërimit lliro- Dardano-Arbëror, djepi i patriotizmit e nacionalizmit, persenofikimi i bashkëjetesës fetare e solidaritetit njerëzor, kështjella e virtyteve, kryefjala e historisë kombëtare, kallzuesi  i qëndresës shekullore, djepi i dijes, kulturës e novacionit, uragan i zhvillimeve të vrullshme, promotor i ndryshimimeve të mëdha.Të gjithë folëm tani e ka radhën Tropoja. Jam krenar që jam tropojan.

“I LOVE TROPOJA”.

Nga Azgan Haklaj

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch