Home » Lajme » Viti 2015 nuk ishte vetëm vit i vendnumërimit për Luginën e Preshevës, por edhe i regresit

Viti 2015 nuk ishte vetëm vit i vendnumërimit për Luginën e Preshevës, por edhe i regresit

Xhelali - GeneraliSigurisht kjo para së gjithash për shkak të diskriminimit shtetëror; që vazhdon politikat e saj shtypëse ndaj Luginës së Preshevës. Por, këtij regresit i kontribuon me pushtetin e tij edhe kryetari i Komunës Ragmi Mustafa, me politikat e tij, që për rezultat kanë pasurimin e tij e të rrethit të tij të ngushtë dhe varfërim të Preshevës. Varfërim ekonomik, kulturor, arsimor etj. Mbase, ky vit pati edhe një të mirë në të keqen e politikës së tij, demaskimin përfundimtar të patriotizmit falso të tij; kur ai i ndahu mirënjohje kryeministrit Vuçiq, të cilën nuk e shpalosi kurrë para kuvendit dhe para qytetarëve të Preshevës.

Viti në të cilin po hyjmë do të jetë vit i ndryshimit. Është jo vetëm nevojë, por edhe domosdoshmëri. Nuk mjafton kritika dhe shprehja individuale e pakënaqësisë. Duhet të mobilizohemi, organizohemi dhe bashkohemi të gjithë ne që nuk duam ta shohin mëtej Preshevën dhe Luginën në këtë gjendje duke e shpërblyer Serbinë për shtypjen ndaj nesh dhe duke e varfëruar Preshevën për t‘u pasuruar si politikan!

Ndryshimin do ta bëjmë më 2016 ! Bashkë !

 

Me rrespekt

Xhelal Memeti

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch