Home » Lajme, Ndërkombëtare » Viti Ri 2018 : Vjen “Goditja” e parë për OKB-në, nga Shtetet e Bashkuara – shkurtuar me 285 milionë dollarë buxhetin

Viti Ri 2018 : Vjen “Goditja” e parë për OKB-në, nga Shtetet e Bashkuara – shkurtuar me 285 milionë dollarë buxhetin

Nga Beqir SINA –  OKB
” Shtetet e Bashkuara do të “marrin parasysh” vendet që “e kanë respektuar” Amerikën në votën OKB ” –  Shqipëria rrezikon të humbë  27,479,989 dollarë
image001.jpg
UN – NEW YORK : Ka pasur disa protesta globale pasi Presidenti Trump njoftoi synimin e tij për të lëvizur Ambasadën e SHBA në Izrael në Jeruzalem, por kjo mund të rezultojë të jetë një gjë e mirë për ekonominë e Amerikës në qoftë se Shtëpia e Bardhë bën mirë për kërcënimin e bërë ndaj vendeve që kundërshtojnë masën, shkruan për Daily Call Benny Johnson.
Ai thotë se ky veprim zyrtarisht e njeh qytetin si kryeqytetin e Izraelit. Jeruzalemi është konsideruar prej kohësh si një pikë e nexehtë bisedimesh midis Izraelit dhe Palestinës, që daton nga pushtimi ushtarak i Izraelit në qytetin historik gjatë luftës “Gjashtëditore Six – Day War”.
Masa e guximshme e administratës Trump, ndezi reagimin ndërkombëtar, aq shumë sa që u desh edhe një Dekleratë që u paraqit në Kombet e Bashkuara, nga Turqia, Presidenti Taip Edogan, dhe Konferenca Islamike e Blloku 57 shtete OIC , e cila është quajtur si referendumi, që dënonte vendimin e  Presidentit Donald Trump dhe SHBA.
Nikki Haley tha se Shtetet e Bashkuara do të “marrin parasysh” vendet që “e kanë respektuar” Amerikën duke votuar në favor të rezolutës dhe Presidenti Trump, dhe tha hapur se vendet që nuk votojnë me SHBA do të kenë shkurtimin e fondeve të tyre .
“Ata marrin qindra miliona dollarë dhe madje edhe miliarda dollarë, dhe pastaj votojnë kundër nesh. E pra, po i shikojmë ato vota. Le të votojnë kundër nesh. Ne do të kursejmë shumë. Nuk na intereson fare” tha Nikki Haley  Ambasadoria e Shteteve të Bashkuara në OKB.
Administrata e Trump nisi një fushatë masive lobimi, e cila përfshinte letra dërguar nga ambasadoria amerikane Nikki Haley në mbi 180 vende, (përfshirë Shqipërinë e cila votoi kundra SHBA dhe vendimit të Presidentit Donald Trump ), duke paralajmëruar se SHBA do të merrnin në konsiderat emrat e atyre që votuan kundër vendimit të Trump.
Kur votimi përfundimtar në Kombet e Bashkuara, përfundojë 128 vende votuan në kundërshtim me planin e Trump. Pra, çka tregon nëse Trump, tani faktikisht ka për të djegur fondet për ato 128 vende? apo Jo! Kjo mbetet për tu parë pas vitit të ri 2018.
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara i japin “goditjen” më të fort që nga krijimi i saj  OKB-së, duke i shkurtuar me 285 milionë dollarë buxhetin e saj. “Nuk do të lejojmë më që bujaria e popullit amerikan të keqpërdoret apo të përdoret pa kontroll”, tha në deklaratën e saj Nikki Haley
 Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, njoftoi ditën e dielë, vetëm dy ditë mbasi 128 shtete përfshirë edhe Shqipërinë, votuan Rezolutën që ishte kundra Shteteve të Bashkuara, se vendi i saj e ka shkurtuar me 285 milionë dollarë buxhetin e OKB-së për vitin fiscal 2018.
Ajo e “justifikojë” shkurtimin e këtij buxheti nga SHBA, që janë finacuesi kryesorë me atë se ky është një zvogëlim historik që do të ndihmonte sipas saj në rritjen e efikasitetit të organizatës që vuan nga një administratë e stërfryrë.
Ndërkohë, sipas USAid.gov, i cili katalogon të gjitha detyrimet financiare që Shtetet e Bashkuara që mbajnë pjesën tjetër të botës, kërcënimi i Trump do të shpëtojë Shtetet e Bashkuara më shumë se 24 miliardë dollarë – në vetëm një vit.
Numrat e mëposhtëm janë të bazuara në atë që SHBA-ja ishte e detyruar të paguante në vitin 2016 për secilin nga vendet që votuan kundër tyre në votimin e OKB-së javën e kaluar. Detyrimet përcaktohen si shuma që Shtetet e Bashkuara janë të detyruara të kalojnë në të njëjtin vit ose në të ardhmen.
Detyrimet mund të ndryshojnë nga disbursimet aktuale të parave të dhëna në çdo vit, por ato më së miri pasqyrojnë detyrimet financiare të SHBA, ndaj vendit në fjalë.
Këtu janë vendet që votuan kundër Shteteve të Bashkuara, të renditura sipas alfabetit, së bashku me detyrimin financiar amerikan 2016 për secilin vend:
Afganistan – 5,060,306,050 dollarë
Shqipëria – 27,479,989 dollarë
Algjeri – 17,807,222 dollarë
Andorra – 0 dollarë
Angola – 64,489,547 dollarë
Armenia – 22,239,896 dollarë
Austri – 310,536 dollarë
Azerbajxhani –   15,312,389 dollarë
Bahrein – 6,573,352 dollarë
Bangladesh – 263,396,621 dollarë
Barbados – 5,442,370 dollarë
Bjellorusi – 11,166,107 dollarë
Belgjikë – 3,101,636 dollarë
Belize – 8,613,838 dollarë
Bolivi – 1,378,654 dollarë
Botswana – 57,252,922 dollarë
Brazil – 14,899,949 dollarë
Brunei – 354,829 dollarë
Bullgari – 20,066,715 dollarë
Burkina Faso – 74,469,144 dollarë
Burundi – 70,507,528 dollarë
Cabo Verde – 5,044,716 dollarë
Kamboxhia – 103,194,295 dollarë
Çad -117,425,683 dollarë
Kili – 2,266,071 dollarë
Kina – 42,263,025 dollarë
Komore – 1,057,063 dollarë
Kongo – 8,439,457 dollarë
Kosta Rika – 14,650,552 dollarë
Bregu i Fildishtë – 161,860,737 dollarë
Kuba – 15,776,924 dollarë
Qipro – 0 dollarë
R P D e Koresë (Koreja e Veriut) – 2,142,161 dollarë
Danimarkë – 3,455 dollarë
Xhibuti – 24,299,878 dollarë
Dominika – 616,000 dollarë
Ekuador – 26,014,579 dollarë
Egjipt – 1.239.291.240 dollarë
Eritrea – 119,364 dollarë
Estoni – 15,937,295 dollarë
Etiopi – 1,111,152,703 dollarë
Finlandë – 33,492 dollarë
Francë – 4,660,356 dollarë
Gabon – 31,442,404 dollarë
Gambia – 3,197,858 dollarë
Gjermani – 5,484,317 dollarë
Gana – 724,133,065 dollarë
Greqi – 8,508,639 dollarë
Grenada – 690,300 dollarë
Guinea – 87,630,410 dollarë
Guajana – 9,691,030 dollarë
Islanda – 0
India – 179,688,851 dollarë
Indonezi – 222,431,738 dollarë
Iran – 3,350,327 dollarë
Irak – 5,280,379,380 dollarë
Irlandë – 0
Itali – 454,613 dollarë
Japoni – 20,804,795 dollarë
Jordani – 1,214,093,785 dollarë
Kazakistan – 80,418,203 dollarë
Kuvajt – 112,000 dollarë
Kirgistan – 41,262,984 dollarë
Laos – 57,174,076 dollarë
Liban – 416,553,311 dollarë
Liberi – 473,677,614 dollarë
Libia – 26,612,087 dollarë
Lihtenshtajn – 0 dollarë
Lituani – 15,709,304 dollarë
Luksemburg –  0 dollarë
Madagaskar –  102,823,791 dollarë
Malajzia – 10,439,368 dollarë
Maldive – 1,511,931 dollarë
Mali – 257,152,020 dollarë
Maltë – 137,945 dollarë
Mauritania – 12,743,363 dollarë
Mauritius – 791,133 dollarë
Monako –  0 dollarë
Mali i Zi – 2,118,108 dollarë
Marok – 82,023,514 dollarë
Mozambik – 514,007,619 dollarë
Namibia – 53,691,093 dollarë
Nepal – 194,286,218 dollarë
Holandë – 0 dollarë
Zelanda e Re – 0 dollarë
Nikaragua –   31,318,397 dollarë
Niger – 144,122,239 dollarë
Nigeri – 718,236,917 dollarë
Norvegji – 100,000 dollarë
Omani – 5,753,829 dollarë
Pakistani – 777,504,870 dollarë
Papua Guinea e Re -14,836,598 dollarë
Peru – 95,803,112 dollarë
Portugali – 207,600 dollarë
Katar – 95,097 dollarë
Republika e Koresë (Koreja e Jugut) – 3,032,086 dollarë
Rusia – 17,195,004 dollarë
Saint Vincent dhe Grenadinet – 612,000 dollarë
Arabia Saudite -732,875 dollarë
Senegal – 99,599,642 dollarë
Serbi – 33,062,589 dollarë
Seychelles –  223,002 dollarë
Singapor – 468,118 dollarë
Sllovaki – 2,585,685 dollarë
Slloveni – 715,716 dollarë
Somali – 274,784.5 dollarë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.