Home » Lajme, Vendore » VIVISECTfest udhëtues për të drejtat e njeriut nga 13-16 qershorë 2013

VIVISECTfest udhëtues për të drejtat e njeriut nga 13-16 qershorë 2013

Festivali VIVISECTfest për drejtat e njeriut do të mbahet në Preshevë nga data 13. qershor, 2013 deri më 16. qershor, 2013. Gjatë këtij festivali do të organizohet ekspozita e fotografive të Jarosllav Pap dhe projeksioni i 5 filmave dokumentar (secili zgjat rreth 1 orë), me tema të ndryshme kryesisht nga bota Arabe dhe shtetet e ish bllokut komunist.

 

Të gjithë filmat janë të përkthyer (me titra) në gjuhën shqipe.

 

Ekspozita do të mbahet në korridorin e Shtëpisë të Kulturës në Preshevë, kurse projeksioni i filmave dokumentar në Amfiteatrin te hyrja e Televizionit të Preshevës.

 

Hyrja është falas, kurse numri i ulëseve është i kufizuar, prandaj të gjithë të interesuar duhet të drejtohen në objektin e Zyrës për të rinj, mbrapa Shtëpisë të kulturës, përball kafeterisë XL.

 

Vetëm për persona mbi moshën 16 vjeçare!

 

JU MIRËPRESIM.

 

 

Realizimi i festivalit eshte perkrahur nga NED- Fondacioni kombetar per demokraci nga SHBA.Festivali realizohet ne bashkepunim me ZYREN PER TE RINJ ne Presheve.

Miq te festivalit :Taskovski film,LAS TV, ICU Dokumentari

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch