Home » Opinione » Vizita e Edi Ramës në Beograd dhe shqetësimet e shqiptarve në Serbi

Vizita e Edi Ramës në Beograd dhe shqetësimet e shqiptarve në Serbi

Nehat Hyseni1Shkruan: Nehat Hyseni

Po afrohet 22 tetori 2014, dita kur Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, pas shumë paralajmërimesh, hamendjesh e shtyerjesh, më në fund, do ta vizitoj zyrtarisht Beogradin.
Kjo vizitë po bëhet 68 vjet pas vizitës së paraardhësit partiak të tij, Enver Hoxhës, në vitin 1946, Josip Broz Titos në Beograd.
Në veprën e tij “Titistët”, që e botoi shumë kohë më pas, Enver Hoxha përshkruan detaje nga ajo vizitë. I veshur me uniformë ushtarake, ai i përshkruan vështirësitë që kishte pasur për ta kompletuar atë dhe detyrohet që t’i huazoj panollonat dhe xhaketën nga të tjerët.

Me të arritur në Beograd, si i entuziazmuar që ishte me idetë “proletare” dhe me parullën marksiste “Proletarë të të gjithë Botës, bashkohuni”! Enver Hoxha atëbot qenka befasuar, madje dhe shokuar kur e kishte takuar Titon, i cili ishte i veshur si “mbret dhe jetonte në luks të lartë”!
Ky shkëlqim i “luksit mbretëror” të Titos, atëherë ia paska pasë turbulluar mendjen “proletarit”  shqiptar, Enver Hoxha!
Kështu, meqë Titoja ia paska turbulluar mendjen “proletarit” shqiptar me luksin marramendës të tij, ai gjithashtu kishte arritur ta bindë kokën e “turbulluar” të Enver Hoxhës, se çështja e marrëveshjes së mëherëshme e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, “duhej lënë për më vonë”!
Enver Hoxha e paska tejkaluar këtë “imtësi” dhe i dehur me idetë e “internacionalizmit proletarë” atëbotë, pas takimit me Titon, kishte vizituar edhe “vëllezërit” e republikave tjera, por jo edhe “miqtë kosovarë”, që kishin bërë përgatitje dhe e pritnin me eufori “vëllazërore”.
Kjo mospërfillje ndaj Kosovës i kishte  hidhëruar, dëshpruar e zhgënjyer tmerrësisht komunistët shqiptarë të Kosovës, do të shkruante  shumë vite më vonë, në kujtimet e tij “kryekomunisti” i Kosovës, Fadil Hoxha.

Ashtu ishte 68 vjet më parë, kur Shqipëria dhe Jugosllavia kishin marëdhënie të “shkëlqyeshme dhe vëllazërore”, meqë i bashkonte ideologjia komuniste dhe “internacionalizmi proletar”, e mbi të gjitha “vëllazëria dhe miqësia e ndërsjellë”. Kurse, dy vjet më vonë, në vitin 1948, kjo miqësi dhe “vëllazëri” me Jugosllavinë dhe Titon u prishë, u shndërrua në armiqësi dhe u vendos “muri i Berlinit” midis këtyre dy shteteve, që do t’i ndaj familjet shqiptare deri në vitet 90-ta.

Pra, kjo ishte me pak fjalë historia e vizitës së Enver Hoxhës dhe gjendja marrëdhënieve të mëpasme midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Kurse tani, në vitin 2014, Kosova është ndarë nga Serbia dhe është njohur pavarësia e saj nga mbi 107 shtete dhe Edi Rama është duke e vizituar Serbinë, e cila ka mbetur pa pesë republikat “simotra” dhe Kosovën, që janë bërë shtete të pavarura. Kurse, në Serbi kanë mbetur shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës, në Beograd dhe Vojvodinë, që të gjithë së bashku janë mbi 70.000 (shtatëdhjetë mijë.

Këta shqiptarë që aktualisht jetojnë në Serbi janë të diskriminuar skajshmërisht nga regjimi antishqiptar i Serbisë, i cili në vitin 2002 kishte miratuar të ashtuquajturin “Planin sekret” pë r shpërnguljen dhe bëbimin permanent të shqiptarve nga Serbia.

Pasojat dhe efektet e atij Plani janë evidente, meqë shqiptarët në Beograd dhe Vojvodinë e gjithandej nëpër Serbi, numëronin shumë më tepër se 155.000 (njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë). Vetëm në Luginë të Preshevës, që përfshinë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, jetonin mbi 100.000 shqiptarë, kurse në Beograd reth 40-45 mijë dhe në Vojvodinë reth 15 mijë shqiptarë.

Kurse, tani Medvegja ka mbetur me vetë 10 % nga numri I dikurshëm i shqiptarve, nga Bujanoci janë shpërngulur reth 35-40%, nga Presheva reth 30%, si dhe nga Beogradi dhe Vojvodina janë shpërngulur reth 95% e shqiptarve. Kështu që aktualisht në Luginë jeton më pak se gjysma e shqiptarve, në krahasim me vitet 90-ta, dmth. nga 155 mijë, kanë mbetur gjithsej vetëm reth 70 mijë shqiptarë.

Shpresojmë që këto shqetësime të diskriminimit dhe shpërnguljes së shqiptarve nga Serbia, që ka marrë përmasa të ekzodit të shkaktuar nga shteti i Serbisë për spastrimin etnik të shqiptarve nga Serbia, duhet ta paraqes Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në takimin me homologun e tij Aleksandar Vuçiq, më 22 tetor 2014 në Beograd.

Gjithashtu, Edi Rama duhet ta prezentoj edhe shqetësimin e mospërfshirjes së çështjes së shqiptarve të Luginës në Dialogun e Brukselit dhe duhet t’i del zot vëllezërve të vet shqiptarë që jetojnë në Serbi, ashtu si Kosova kujdeset për serbët e Kosovës.

Presim që zoti Rama t’i paraqesë në mënyrë të denjë, si kryeministër i shtetit amë, të gjitha shqetësimet dhe problemet e shqiptarve të Luginës në arsim, reth mungesës së teksteve mësimore, për flamurin kombëtar, gjykatat, gjendjen ekonomike e sociale të mjerueshme dhe për thellimin e diferencave për shkak të ngecjes permanente të Luginës në zhvillim, të ardhurat kombëtare “per capita” tani janë 7 (shtatë) herë më të ulëta nga mesatarja e Serbisë, si dhe për problemet  tjera të shqiptarve të Luginës së Preshevës.

Natyrisht se presim që z. Rama  ta paraqes fuqishëm qëndrimin e të gjithë shqiptarve kundër propozimit serbo-rus për “shkëmbim territoresh” midis Kosovës dhe Serbisë dhe kundër  ndarjes së Kosovs, duke i demaskuar dhe  qortuar publikisht edhe disa liderë shqiptarë të Luginës, që publikisht  e kishin mbështetur gjatë kohë këtë propozim makabër serbo-rus.

Pritjet tona janë për përmirësim të kushteve të jetës dhe për heqjen e diskriminimit, ndaljen e shpërnguljes dhe për mirëqenie të shqiptarve në Serbi, pas vizitës së z. Rama në Beograd. Mbase, kjo do (duhej) të ishte agjendë kryesore e vizitës së tij në Beograd.

Andaj, presim që, për dallim nga Enver Hoxha që nuk i vizitoi “miqtë” (vëllezërit) e tij kosovarë, që  Edi Rama t’i takoj  vëllezërit e tij shqiptarë, në Beograd apo në Luginë të Preshevës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch