Home » Lajme, Vendore » Vizita e “Jehonës”- në Institutin Albanologjik të Prishtinës

Vizita e “Jehonës”- në Institutin Albanologjik të Prishtinës

Drejtori i revistës “Jehona” nga Lugina e Preshevës, Zaim Haliti, qëndroi për një vizitë pune në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Gjatë bisedës me drejtorin e Institutit Albanologjik, prof.dr. Hysen Matoshi, u diskutua për gjendjen e informimit shqip në Luginën e Preshevës, e posaçërisht për kontributin që po e jep revista e pavarur “Jehona”, për përmirësimin dhe afirmimin e informimit dhe kulturës shqiptare në këtë rajon dhe më gjerë.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, z. Haliti e njoftoi drejtorin e Institutit Albanologjik z. Matoshi, për rrugëtimin 25 vjeçar të revistës “Jehona”, për sukseset dhe sfidat, që i pati ajo gjatë kësaj periudhe.

Prof.dr. Hysen Matoshi, e siguroi drejtorin e revistës “Jehona” se angazhimi i tij dhe institucionit që, ai, drejton, nuk do të mungoj në ndihmën profesionale të kësaj reviste e cila gjithnjë po dëshmohet për  informimin e qytetarëve në mënyrë korrekte, të drejtë dhe efikase./Jehona Press/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch