Home » Opinione » Vizita e Kryeministrit Shqiptarë Edi Rama në Preshevë

Vizita e Kryeministrit Shqiptarë Edi Rama në Preshevë

Rama-bilbordiVizita historike e Kryeministrit Shqiptarë Edi Rama, të shfrytëzohet maksimalisht që edhe  t’ju dorëzohen  në formë të shkruar shkalla e diskriminimit nga përfaqësuesit e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës gjatë ksaj vizite pas 68 viteve . Institucionet  e tri komunave shqiptare që do të takohen  me Kryeministrin shqiptarë të gjitha  të dhënat të përmbledhura në fakte,dëshmi  e inserte filmike t’ia dorëzojn  Kryeministrit që këto të shërbejn që shteti shqiptarë të shtron dhe ngritë në të gjitha instancat dhe mekanzimat e BE dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së .   Është interes  i posaqëm që kjo vizitë të shfrytëzohet në të gjitha mënyrat e mundshme pasi  është historike ,që kur në vitin 1946 ishte në vizitë ish-Presidenti shqiptarë Enver Hoxha në Beograd dhe është  takuar  me Josip Broz Tito i quajtur Marshalli i Jugosllavisë . Përfaqësuesit e tri komunave të jen unik dhe  të kërkojn  realizimin e të drejtave  individuale dhe kolektive edhe para Kryeministritë shqiptarë  .

****

Kryeminstri , së pari të kërkon nga instancat e Beogradit respektimin e refrerendumit  të datës një dhe dy   mars të vitit 1992 ,respektimi i sakrificës dhe vlerave të luftës  së armatosur të UÇPMB-së ku të ndalen

burgosjet dhe kurdisjet politike  kundër ushtarëve   dhe që amnistia dhe demilitarizimit i ksaj krahine  , respektimin e marrëveshjes së Konçulit,ndaljen e diskriminimit të shqiptarëve , mungesa e krijimit të kushteve për të dëbuarit , zhvendosurit dhe të shpërngulurit nga kjo krahinë , vazhdimi i shpërnguljes dhe zbrazjes së heshtur , shlyerjes e emrave nga librat amzë  që të zvoglohet numri i shqiptarëve në këto tri Komuna . Mos investime dhe respektimi i punësimit në polici,gjykatë,kadastër dhe institucione tjera lokale qendrore por edhe përdorimi i gjuhës , simboleve kombëtarë , kulturë dhe ruajtja e monumenteve kulturo-historike nga kjo pjesë  , investimin në këto pjesë hapjen e një universiteti publik në gjuhën shqipe .

E mira të mirës është që Kryeministri Shqiptarë në këtë vizitë së pari të bfillon vizitën duke u ndalu te vendi  i lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë  . Ku *ndezja  e qirinjëve duhet  të  shpërndaj  një  mesazh të  fuqishëm  në  të  gjitha  anët :* *Lapidari është hequr pa të drejtë dhe dhunshëm  –  por në mendjet ,   ndjenjat  dhe  në  të gjitha  zemrat tona  shqiptare  qëndron  lapidari  për  jetë  e  motë  ashtu krenar dhe i pa përkulur  sa  të  jetë  gjallë  populli  i jonë* .    Kryeministri do të duhej të ndan kohë  edhe nga afër të shoh dhe bindet nga jeta që bëhet nëpër vendbanimet dhe lokalitetet të ksaj krahine  .

10  Nëntor  2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch