Home » Lajme, Opinione » Vizita e ministrit Tahiri të shfrytëzohet për përfshirjen e çështjes së shqiptarve të Luginës në Dialogun e Brukselit

Vizita e ministrit Tahiri të shfrytëzohet për përfshirjen e çështjes së shqiptarve të Luginës në Dialogun e Brukselit

Shkruan: Nehat Hyseni
Lajm i mirë është se të mërkuren, më 18 tetor 2017, Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Abelard Tahiri do të zhvilloj një vizitë zyrtare në komunën e Bujanocit. Tahiri pritet të takohet me Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, si dhe me përfaqësues të partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës.
Pritshmëritë tona janë se kjo vizitë duhet të sjellë kjo vizitë duhet të sjell njohjen e drejpërdrejtë të Ministrit Tahiri me sfidat dhe problemet aktuale të shqiptarve që jetojnë në Luginë të Preshevës, të cilët janë vlerësuar si komuniteti më i diskriminuar në Europë.
Por, duhet biseduar edhe për problemet e reth 15000 (pesëmbëdhjetë mijë) shqiptarve të kësaj ane të shpërngulur në Kosovë, të cilët aktualisht janë pa dokumente dhe zyrtarisht trajtohen si “qytetarë të padukshëm”.
Ata duhet urgjentisht të pajisen me dokumente përkatëse, si dhe të regjistrohen si refugjatë, ashtu si u regjistruan serbët nga UNHCR dhe nga Qeveria e Serbisë.
Problemi kyç për të cilin duhet të bisedoj Ministri Tahiri me udhëheqësit e shqiptarve të Luginës së Preshevës është përfshirja e çështjes së tyre në Dialogun e Brukselit, si çështje plotësisht e barabartë me çështjen e të drejtave dhe lirive të serbëve në Kosovë.
Definitivisht duhet të korrigjohet tradhëtia historike e nënshkrimit të Marrëveshjes antishqiptare të 19 prillit 2013 nga Hashim Thaçi, si dhe Marrëveshjes së 25 gushtit 2015 të nënshkruar nga Isa Mustafa, ku injorohen plotësisht dhe nuk përfshihen, madje as nuk përmenden fare shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.