Home » Lajme, Vendore » Vizita e Ramës në Luginë shtytje për Luginasit të qëndrojnë të pa lëkundur në shtëpitë e tyre

Vizita e Ramës në Luginë shtytje për Luginasit të qëndrojnë të pa lëkundur në shtëpitë e tyre

Komunikatë

 

Më -10.11.2014

 

Vatra levizjaVizita e Ramës në Luginë shtytje për Luginasit të qëndrojnë të pa lëkundur në shtëpitë e tyre.

Vizita e shefit të qeverisë Shqiptare z. Edi Rama në Kosovën Lindore e para parë të ndodhë nesër më 11.11.2014, është vizitë historike, ku një kryeministër shqiptarë në detyrë po viziton shqiptarët e mbetur pa drejtësisht nënë thundërzën e pushimit Serb.
Kjo vizitë do të shërben si një shtytje për banorët e Kosovës Lindore, që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre e të qëndrojnë të pa lëkundur, pasi që një qeveri e një shtet, siç është ai shqiptarë ka filluar të interesohet për ta.
Ka një kohë të gjatë që as qeveria e Kosovës, e as e ajo e Shqipërisë nuk janë marrë me mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të Kosovës Lindore në mënyrë direkte , e që në këtë raste u krijua bindja tek popullata shqiptare në Kosovën Lindore, që skenës politike në Republikën e Kosovës e në Republikën e Shqipërisë nuk i intereson për gjendjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore.
Urojmë që kjo vizitë të mos jetë e fund e këtij lloji e të ketë të këtilla edhe nga pushtetarët e  Republikës së Kosovës

 

Me Respekt Lëvizja”Vatra”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress