Home » Lajme, Vendore » Vizita e Rrjetit te Qendrave Rinore nga Republika e Kosoves ne Presheve

Vizita e Rrjetit te Qendrave Rinore nga Republika e Kosoves ne Presheve

Zyra te rinjeve -1Rrjeti i Qendrave Rinore nga Republika e Kosovës ,qëndroi për një vizitë një ditore në Komunën e Preshevës. Përfaqësuesit e këtij rrjeti fillimisht u takuan me kryetarin e Komunës së Preshevës Dr.Ragmi Mustafa, ku patën rastin të njihen me problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Zyra te rinjeve -2 Me rastin e kësaj vizite u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi në mes të Zyrës për të rinj dhe Rrjetit të Qendrave Rinore nga Rep.e Kosovës.
Zyra për të rinj (Preshevë) dhe Rrjeti i Qendrave Rinore (Kosovë) do të shfrytëzojnë teknika të ndryshme komunikimi, duke siguruar shkëmbimin e rregullt dhe në kohë të informacioneve të rëndësishme për të dyja palët – rreth planeve , programeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen në të ardhmen .
Zyra te rinjeve -3Përmes këtij bashkëpunimi parashihen të organizohen seminare/punëtori, trajnime, tribuna të përbashkëta, konferenca, forume, tryeza të rrumbullakëta dhe tubime të ndryshme me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Zyra te rinjeve -4Bashkëpunimi do të vijojë në planifikimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve me interes për rininë dhe zhvillimin e saj të qëndrueshëm.

Zyra te rinjeve -5

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch