Home » Lajme » VIZITA NË BURGUN E BEOGRADIT

VIZITA NË BURGUN E BEOGRADIT

LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE

Albanian National Movement

orhan.rexhepi@live.com

Preshevë

 

VIZITA NË BURGUN E BEOGRADIT

 

Me kërkesë të Agush Memishit, Selimon Sadikut, Faton dhe Samet Hajdarit, katër nga nëntë të akuzuarit për krime lufte, të cilët ndodhen në burgun qendëror të Beogradit, dje të Premeten më datë 24 Shkurt 2012, Orhan Rexhepi, Nën-Kryetar i Kuvendit komunal të Preshevës dhe njëherit Udhëheqës i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare së bashku me Hajrush Nuhiun e kryen një vizitën në këtë burg.

 

Rrethanat e reja të krijuara pas vendimit të Gjykatës së Apelit për anulimin e Aktgjykimit për krime Lufte kundër djemëve tanë, aq më parë kur kjo Gjykatë ka konstatuar se nuk mundë të cilsohen si krime lufte krimet eventuale të kryera pas përfundimit të Luftës, Dokumentet e reja si ai i EULEX-it pas hulumtimeve në Liqenin e Livoçit, dhe aprovimit nga ana e Trupit Gjykues për thirrjen e ish-Komandantit të Forcave të KFORIT Amerikan Majorit James (Xhejms) si Dëshmitar i Mbrojtjes, kanë ngjallur një vendosmëri edhe më të madhe për të të dëshmuar pafajësinë e tyre të plotë, te këta të katër të akuzuarit Shqiptar nga Presheva.

 

Ata akuzohen për krime lufte ndaj Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun, kinse të kryera në Gjilan e rrethinë gjatë vitit 1999.

 

25. 02. 2012

Preshevë-Beograd

INFO-LKSH

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch