Home » Lajme, Vendore » VIZITA SHOQËRISË CIVILE NË BUJANOC

VIZITA SHOQËRISË CIVILE NË BUJANOC

SHOQËRIA CIVILE NË BUJANOCDisa anëtarë të Shoqatës “Guri i Zi”, nga Gjilani, vizituan selinë e Shoqërisë Civile “Perspektiva”, në Bujanoc.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja për së afërmi me problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët shqiptarë të Malësisë së Bujanocit, të cilët pa dëshirën e tyre u dëbuan nga vendlindja për të gjetur strehë shpëtimi në Gjilan dhe qendra të tjera të Kosovës.

Anëtarët e Shoqatës “Guri i Zi”, gjithashtu, e njoftuan Shoqërinë Civile “Perspektiva”, për vështirësitë me të cilët ata ballafaqohen rreth integrimit në shoqërinë kosovare, pastaj për pengesat e qarkullimit ndërkufitar dhe problemet e sigurimit të dokumentacioneve nga SPB-ja e Bujanocit si dhe një varg problemesh të tjera politike dhe ekonomike, të cilat janë pengesa kryesore e kthimit të tyre në vatrat stërgjyshore.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, e cila këto ditë ka hapur zyre në Bujanoc, u zotua se hallet dhe problemet e bashkëqytetarëve të saj do t’i ngrit në instanca më të larta në Prishtinë e Beograd, pa harruar faktorët ndërkombëtarë, me të cilët mbanë korrespodencë të rregullt, njofton Shërbimi për Informim i Shoqërisë Civile.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch