Dje, më 01 Dhjetor 2011, Delegacioni i Kuvendit komunal të Preshevës, i përbërë nga Orhan Rexhepi, nën-Kryetar dhe Naser Pajaziti Sekretar i këtij Kuvendi vizituan të burgosurit politik shqiptarë në Burgun qendrëror të Beogradit, të cilët janë dënuar dhe po akuzohen për krime lufte kinse të kryera ndaj serbëve në Komunën e Gjilanit me rrethinë gjatë vitit 1999. Vizita u krye katër ditë para seancave të Gjykatës së Apelit, që do të mbahen më datat 05, 06 dhe 07 Dhjetor 2011. U vërejt se gjendja e tyre shëndetësore është deri diku stabile, derisa gjendja e tyre morale, si zakonishtë është shumë e fortë. 02. 12. 2011 Preshevë Info-LKSH
Home » Lajme » VIZITË në BURGUN e BEOGRADIT