Home » Kulturë » VIZITË TEQESË DHE ZBULIMI I LOKALITETIT ARKEOLOGJIK NË NASALCË TË BUJANOCIT

VIZITË TEQESË DHE ZBULIMI I LOKALITETIT ARKEOLOGJIK NË NASALCË TË BUJANOCIT

Shkruan : Prof. Xhemaledin SALIHU

 

 

Ekipi hulumtues i projektit: “Trashëgimia e Bujanocit është pasuria e jonë”, e dielë, më 3 tetor 2013, në përbërje të: Xhemaledin Salihu, koordinator, Rexhep Kadriu, hulumtues kryesor, Nehat Ramizi, asistent, Musli Limani, hulumtues, Mustafa Ahmedi, evidentist, Bardh Mehmeti, kameraman, Argëtim Emini, fotograf dhe Nexhati Rrustemi, vozitës u takuan në mëngjësin e kësaj dite në oborrin e Shkollës fillore “Ali Bektashi” në Nasalcë. Pasi i kryan disa punë formale, ia mësyan Nekropoles dhe Lokalitetit Antik në Osllarë.

Ekipi hulumtues i identifikoi këto dy objekte, njëkohësisht  mati pozitën gjeografike të lokalitetit dhe nekropoles, i fotografoi dhe i filmoi, si dhe i evidentoi si trashëgimi kulturore dhe unisnë drejtim të Nasalcës.

 

 

Në Nasalcë objekti i parë sakral fetar që ekspedita ia mësyni ishte Teqja dhe Tyrbja e Nasalcës. Derën e këtij objekti fetar na hapi dhe me miqësi na priti Sheh Hajrullahu, i cili me gjithë ekipin hulumtues ishte shumë i sjellshëm dhe nuk pritonte që disa të dhëna lidhur me Teqën dhe Tyrben disa herë t’i përsëritte.

 

 

Në bisedë me të morëm vesh se Teqja ka vjetërsi më shumë se 260 vite dhe se i përket Tarikatit Saadi. Lëvizja e Tarikatit ndodhi shumë herët nga Nishi, Leskoci, Vranja, Shkupi në Nasalcë.

Teqja me Sheh Hajrullahun është aktive, sidomos gjatë Natës së Sulltan Nevruzit dhe Natës së Hashureve.

 

Teqja përbëhet prej këtyre lokaleve: Semihanja me Mirab, ku mbahen ritualet e dervishëve, Mejdan Oda, ku qëndrojnë dervishët dhe Kafe Oxhaku.

Në oborrin e Teqes gjenden shumë varre të vjetra të Shehëve, disa nga shënimet mbi gur i lexoi Rexhep Kadriu dhe sipas tij kishte varre të vjetër që nga viti 1212 sipas Hixhrës.

 

 

Poashtu në oborrin e Teqes gjendet edhe Tyrbja, në të cilën janë varrosur Shehlerët dhe personalitete të shquara, që nga themeluesi i Teqes, Sheh Hysen Prishtina, Hoxha Baba Hyseni, Sheh Ali Vranja, Sheh Hysen Nasalca, Sheh Lutfi Shabani, Dervish Alija dhe një varr i një fëmije 7 vjeçar, pa emër.

 

Teqja dhe Tyrbja gjenden me pozitën gjeografike: gjatësi 0558250, gjërësi: 4696640 dhe lartësi mbidetare: 463 m.

 

Ekipi hulumtues e kreu vizitën Teqesë dhe vazhdoi punën te Kisha e vjetër. Gjatë gjithë qëndrimit në Teqe na lë përshtypje të thellë me mirësjellje Sheh Hajrullahu, por edhe mirësjellja e disa banorëve të Nasalcës.

 

Ekipi zbuloi një lokalitet të vjetër

Ekipi hulumtues pasi identifikoi dhe evidentoi  një shtëpi të vjetër në Nasalcë, Xhaminë e Re të Nasalcës, Kishën e Vjetër, një lokalitet të vjetër, duke hulumtuar, me fjalë të Hetem Limanit, i cili thotë se gjatë lavrimit të arës ka hasur në qeramikë të bollshme,  shkoi te ara e tij, apo si e quajnë Ara te Mulliri i Velisë apo Ara mbas Kodrës.

 

Hulumtuesi kryesor Rexhep Kadriu erdhi në përfundim se këtu shtrihet një lokalitet i vjetër i pa identifikuar, i pa hulumtuar dhe i pa evidentuar deri më tani. Rexhepi  sipas qeramikës së gjetur  saktësoi se lokaliteti i takon shekullit III-V të kohës sonë, me dimensione 150-200m. Lokaliteti shtrihet në Arën mbas Kodrës, me këtë pozitë gjeografike: gjatësi 0558542, gjërësi 4695696 dhe lartësi mbidetare prej 428 m.

 

Edhepse që nga viti 1965 e këndej disa herë ishin bërë hulumtime dhe gërmime arkeologjike, për herë të parë u zbulua një lokalitet i vjetër në atarin e Nasalcës.

Me vonë evidentuam varrezat e fshatit Nasalcë dhe disa pika të trashëgimisë kulturore në fshatin Gramadë dhe në Letovicë. Me kaq mbaroi edhe ekspedita e jonë për këtë ditë.

 

Preshevë, më 4 tetor 2013

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch