Home » Lajme » Vjosa Osmani: Raportet me LVV u goditën pas zgjedhjes së Konjufcës

Vjosa Osmani: Raportet me LVV u goditën pas zgjedhjes së Konjufcës

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për raportet mes partisë së saj dhe Lëvizjes Vetëvendosje, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Osmani ka thënë në T7, se “dje i ka ndodhur një goditje jashtëzakonisht e madhe relacioneve LDK-LVV”.

Ajo po ashtu ka folur për rolin e saj, si ish-kandidate e LDK-së për kryeministre, në diskutimet mes dy partive për formimin e një koalicioni qeverisës, të udhëhequr nga Albin Kurti i LVV-së.

“Jam duke i realizuar premtimet që i kam dhënë para votuesve, para qytetarëve”, është shprehur ajo.

“Në mes të protagonizmit mediatik dhe punës aty ku duhet, në tavolinën e negociatave, e kam zgjedhur këtë të dytën”, ka thënë Osmani.

“Kam besuar që ky koalicion duhet të ndodhë. Kemi përgjegjësi të madhe që një koalicion i tillë duhet të realizohet”, ka deklaruar ajo. 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch