Home » Lajme » Vlora Çitaku i kujton Daqiqit që mund të burgoset për veprimin e tij

Vlora Çitaku i kujton Daqiqit që mund të burgoset për veprimin e tij

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka treguar se cilat janë masat të cilat mund të aplikohen ndaj Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daqiq.

Me anë të një postimi ajo ka shkruar se Daqiq edhe mund të burgoset për veprimin e tij që ka shkruar në një kartmonedhë 100 dollarshe, “Kosova është Serbi”.

“Do ta lë këtë këtu: Kushdo që i dëmton, i shpon,  bashkon ose i ndanë, ose bën diçka tjetër në kartëmonedha, drafte, shkresa ose mjete të tjera bankare, të ndonjë shoqërie nacionale bankare, Bankës Federale të Rezervave ose Sistemit Federal të Rezervave, me qëllim që ato t’i bëjë të papërdorshme, duhet të dënohet nën këtë ligj ose mund të burgoset për jo më shumë gjashtë muaj, ose mund të marrë të dyja ndëshkimet”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch