Home » Kulturë » VOGËLUSHI EDRI ZAVALANI E NDERON SHQIPËRINË, NË NJË KONKURS BOTËROR

VOGËLUSHI EDRI ZAVALANI E NDERON SHQIPËRINË, NË NJË KONKURS BOTËROR

VOGËLUSHI EDRI ZAVALANI E NDERON SHQIPËRINË, NË NJË KONKURS BOTËROR

(Ndërmjet pjesëmarrësve nga 54 shtete, me punimin e paraqitur zuri vendin e dytë)

 

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Endri, me punimin e tij, i gëzohet çmimit të fituar…

 

1.

Siç është e njohur nga të gjithë, veçanërisht gjyshërit janë mjaft të ndjeshëm ndaj nipave e mbesave të tyre. Kjo gjë e gjen shprehjen e vet jo vetëm me dashurinë e pakufishme, por dhe me përkujdesjen e veçantë ndaj tyre, që ata të rriten sa më të shëndetshëm e të bukur, të ditur e të edukuar etj. Dëshmi për këtë gjë jam edhe unë, shkruesi i këtyre radhëve. Paraafër 2 vjetëve, kur mbesa ime, nga vajza, mbushi 9-vjet, i bëra asaj një dhuratë të veçantë. Pra, shkrova e publikova librin publicistik-letrar, me emrin e saj, “Dorela” (Tiranë, 2012). Megjithëse nuk është aq modeste ta them, me sa di unë, u bëra kështu gjyshi i parë në literaturën shqipe, që boton libër të posaçëm, për mbesën ose nipin e vet.

Kësaj ndjesie njerëzore i është bashkuar tani edhe kolegia e mikja ime e viteve universitare dhe e jetës, arsimtarja veterane Violeta Kadzadej (Librazhdi), me banim në kryeqytetin Tiranë. Pa e zgjatur, ju tregoj se këto ditë, kur po flisnim bashkë në telefon, ajo më tregoi me gëzim për një arritje shumë të bukur të nipit të saj, vogëlushit 3-vjeçar, Endri Zavalani.

Për ta bërë sa më konkrete këtë gjë, u lidha me prindërit e Endrit, Orion e Brikena Zavalani. Sipas kërkesës, shkurtimisht, ata u përgjigjën në pyetjet e bëra, të cilat po i botojmë më poshtë.

 

2.

-Dëshirojmë të dimë, konkretisht,  se si u njohët me një konkurs të tillë botëror, kushtuar fluturimeve kozmike?

-Nëpërmjet Internetit… Ne dëshironim t’i publikonim disa nga punimet e fëmijeve tanë aty, pasi mendonim që, në këtë mënyrë, do t’i nxisnim ata më tepër në punën e tyre krijuese.  Për këtë arsye, kërkuam për ndonje website, në Internet, i cili e ofronte këtë mundësi. Dhe gjetem një website mjaft interesant dhe të kushtuar për punimet artistike të fëmijeve: www.artsonia.com – muzeu më i madh virtual në botë, për punimet artistike të fëmijëve. Në këtë website mësuam se Fondacioni Ndërkombëtar për Hapësiren Kozmike (“Space Foundation International”), me qendwr nw Colorado Springs-USA, organizote një konkurs të veçantë, me vepra arti të fëmijeve nga e gjithë bota, me temë : “Anija ime hapesinore, duket si … – My Spaceship Looks Like…”..

 

-Pasi fëmijët tuaj, Endri e Nersa iu përkushtuan punës për të përgatitur punimet e tyre, sigurisht nën mbikqyrjen e ju prindërve, kur i derguat ato për t’i parë juria përkatëse?

Punimet ne i nisëm, gjithashtu, përmes Internetit, në muajin nëntor 2013. Për kërshërinë e lexuesve, po i bashkëngjesim, si punimin e përgatitur nga Endri, por dhe nga e motra, pak më e madhe se ai, Nersa 5-vjecare.

Përpara realizimit të këtyre punimeve, fëmijet u njohën më nga afër me hapësiren kozmike, planetet dhe anijet kozmike, nepermjet materialeve të shumta viztimore dhe filmave vizatimorë për fëmijë, që qarkullojnë në Internet.

Siç kuptohet lehtë, ky konkurs ishte një sfidë për të gjithë fëmijët pjesëmarrës, nga mbarë bota. Sepse ata do të projektonin ose vizatonin, në mënyrë origjinale dhe artistike, anijen hapësinore, sipas ëndrrave të tyre.

Endri dhe motra e tij, Nersa, pasi i përgatitën me shumë kujdes, i futën punimet e  tyre në ëebsitin ëëë.artsonia.com, në muajin nëntor 2013, pra brenda afatit, që ishte përcaktuar nga  organizatorët. Siç shihet edhe në fotot e botuara këtu, punimi i Endrit ishte  fare i thjeshtë, modeluar me boça pishe e gjethe. Ndërsa në punimin e saj, Nersa përdori kërpudha, geshtenja të egra dhe fruta të tjera të pyllit, për t’i modeluar planetet, trupat qiellorë dhe hapësirën. Këta element, fëmijët i mblodhen

me kujdes, në Parkun e Madh të Tiranës se bashku me ne, prinderit e tyre.

 

-Kur dhe ku u organizua një konkurs i tillë për fëmijët e botës?

Çdo vit, që nga 2011-ta, Fondacioni Ndërkombëtar për Hapësiren Kozmike ne USA, organizon një konkurs të veçantë, me vepra arti të fëmijeve nga e gjithë bota. Këta janë të moshave nga 3 e deri në 18 vjeç. Konkursi emërtohet: “Space Foundation International Student Art Contest”. Konkursi në fjalë, ishte i hapur prej 23 gushtit dhe deri më 15 nëntor 2013.

Punimi i E.Zavalanit, që zuri vendin e 2-të…

 

-Po më tej, si u veprua?

-Në konkurs, siç jemi të informuar, moren pjese mbi 7.100 fëmijë me punime te ndryshme, nga 54 shtete.

 

Dhe ja, erdhi dita e shumëpritur, pra ajo e vlerësimit të atyre punimeve, gjë që ishte mjaft emocionuese, si për vetë fëmijët pjesëmarrës, por dhe për prindërit e gjyshërit e tyre. Kështu, në muajin janar 2014, një panel i përbërë nga gjyqtarë ndërkombetarë, i vleresoi të gjitha punimet e paraqitura.

Juria dha nga tre çmime, për çdo grup-moshë: 3-4 vjeç, 5-6 vjeç, 7-8 vjeç, 9-10 vjeç, 11-12 vjeç, 13-14 vjeç, 15-16 vjeç e 17-18 vjeç. Gjithësej, u dhanë 24 çmime.  Endri Zavalani u vlerësua për punimin e paraqitur, me çmimin e dytë, në grup-moshën e tij (3-4 vjeç). Sigurisht, megjithëse ende është i vogël, ai u gëzua shumë, për këtë vlerësim të merituar. Vendin e parë, në atë grup-moshë, e zuri Armeen Jafry (Bangladesh) dhe vendin e tretë, C.Aisvarya (Indi).

 

Për punimin e Endrit është folur edhe në një koment shtypi ne ëëë.neës.tes.co.uk. Në një shkrim, nga Sarah Cunnan, thuhet se midis fituesve ishte edhe Endri Zavalani, nga Shqipëria, i cili e ka realizuar anijën e tij kozmike vetëm me anën e boçave të pishës dhe gjetheve. (Teksti anglisht: … Endri Zavalani, a homeschooled child from Albania, … won second prize in the ages 3-4 category for the picture of a spaceship he created entirely from pinecones and other foliage).

 

-Si dhe kur u njohët me vendimin e jurisë? Me sa dimë, keni edhe një ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së dëshmive përkatëse, për fëmijët fitues…

-Ne e morëm njoftimin, për vlerësimin e punimit të Endrit, më 15 janar 2014. Ai na erdhi nëpërmjet një e-mail-i zyrtar, dërguar nga “Space Foundation International”.

Sipas rregullit të konkursit, na u konfirmua se Endrit, fitues i vendit të dytë në grup-moshën e tij, do t’i jepet: një çertifikatë, një medalje, një çmim dhe një autograph i personalizuar, lëshuar nga një austronaut.

Por edhe punimi i Nersës, motrës së Endrit, ishte mjaft i bukur…

Punimet fituese publikohen, on line, në Galerinë e Fondacionit Ndërkombëtar për Hapësirën Kozmike, në mënyrë të vijueshme (ato do të arkivohen), si dhe në ëebsitin e Astorias (ëëë.artsonia.com), qe siç e thamë edhe më lart, është muzeu më i madh virtual i punimeve artistike të fëmijëve në botë.

Gjithashtu, në kuadrin e Simpoziumit të 30-të të Hapësirës Kozmike – 30th Space Symposium, që sivjet do të mbahet nga 19-22 maj 2014, në “The Broadmoor Hotel”, në Colorado Springs- USA, punimet e fëmijëve fitues do të ekspozohen në mjediset e asaj conference. Ato do të shihen nga të pranishmit, që parashikohet të jenë mbi 9.000 vete, nga e gjithë bota (studiues të hapësirës, austronautë, pilotë, ushtarakë, shtetarë, prodhues, etj.). Fëmijët e punimeve fituese janë ftuar që të marrin pjesë në një tur, në sallën e ekspozitave të Simpoziumit, në  Boeing Exhibit Center”. Aty, pritet të takohen me ish-austronautin e NASA-s, Dr. Leroy Chiao, i cili është edhe këshilltari special i Fondacionit Ndërkombëtar për Hapësirën Kozmike, për çështjet e fluturimeve njerëzore në hapësirë.

 

-Mendojmë se është me interes për lexuesit, që të dinë diçka më shumë për këtë Fondacion…

-Ai u themelua në vitin 1983 dhe është një organizatë jofitimprurëse, lider botëror në organizimin e veprimtarive njohëse për hapësiren kozmike dhe të programeve të edukimit shkollor, të cilat e afrojne kozmosin tek nxënësit e studentët, në mbarë botën. Fondacioni është, gjithashtu, edhe një nga organizatorët e veprimtarive më të mëdha të industrisë së aviacionit dhe hapësirës kozmike, ku përfshihet edhe simpozumi vjetor për hapësirën kozmike (“Space Symposium”) që sivjet ka edicionin e 30-të.

Fondacioni në fjalë publikon çdo vit një guide, që është me rëndësi për të kuptuar zhvillimin e veprimtarive për hapësirën kozmike në shkallë botërore. Nëpërmjet dy programeve të tij,  “Certifikimi i hapësirës – Space Certification” dhe “Holli i famës për teknologjitë – Technology Hall of Fame”, Fondacioni, përuron në vijueshmëri, ato teknologji dhe inovacione kushtuar hapësirës kozmike, por që janë përshtatur edhe për ta përmirësuar jetën e njerezve në tokë.

Ky Fondacion publikon edhe gazeten “Space ëatch”(“Vezhgim mbi hapësirën”).

Kushdëshiron, mund të informohet më hollësisht në Internet, te:  http://www.spacefoundation.org ose ne FacebookLinkedin,Pinterest dhe Twitter.

Punimet e konkursit janë të arkivuara tek website-i: www.artsonia.com, ndërsa emrat e fituesve janë publikuar në: http://www.spacefoundation.org/media/press-releases/space-foundation-announces-2014-international-student-art-contest-winners.

-Ju falënderojmë për këto informacione kaq interesante dhe ju urojmë nga zemra e shprehim kënaqësinë tonë për çmimin ndërkombëtar, që ka fituar me punimin e tij të bukur, vogëlushi juaj 4-vjeçar, Endri Orion Zavalani! Me talentin e tij të rrallë, ai bëri që kështu. Megjithëse në një mosha kaq të vogël, me talentin e tij, ai bëri që kështu ta lartësojë, sadopak, emrin e Atdheut tonë në botë.

Tiranë, 8 shkurt 2014

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch