Home » Lajme, Vendore » VOLEBEK: DO TA NDËRTOJMË FAKULTETIN NË BUJANOC

VOLEBEK: DO TA NDËRTOJMË FAKULTETIN NË BUJANOC

Ndërtimi i Fakultetit Ekonomik në Bujanoc dhe situata e krijuar së fundmi rreth lapidari të hequr të UÇPMB-së dhe memorialit të Xhandarmërisë serbe në Lluçan ishin temat kryesore në takimin mes kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit dhe komisarit për Pakicat Nacionale pranë OSBE-së, KnutVolebek i cili sot vizitoi Bujanocin.

Volebek gjatë takimit i ka premtuar kryetarit Arifi se të gjitha përshtypjet e tij do t’ia përcjell nesër zyrtarëve më të lartë shtetërorë ku njëkohësisht do të kërkojë edhe përkrahje të vazhdueshme edhe nga ambasadat e akredituara ne Serbi për ta ndihmuar ndërtimin e objektit të fakultetit në Buajnoc.

 

Gjatë konferencës për shtyp, kryetari i komunës NagipArifi, potencoi se  kemi marrë përkrahje nga ambasadori Volebek rreth përgatitjes për ndërtimin e Fakultetit në Bujanoc, në mënyrë që komisari për pakica të përdorë ndikimin e tij edhe tek ambasadat e tjera që të ndihmoj komunën në këtë drejtim.

 

 

 

 

 

 

 

 

“Kam një përshtypje të madhe dhe një besim të mirë, rreth ndërtimit të fakultetit ekonomik në Bujanoc sepse në perspektivë Jugu i Serbisë është shumë i rëndësishëm. Misioni i OSBE-së në Serbi së bashku me partnerët tjerë ndërkombëtarë është duke punuar në zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve me të cilët jeni ballafaquar këto vitet e fundit. Unë e di që ju jetoni në një periudhë për plot me sfida por gjithashtu e di se ju jetoni një periudhë që do të ketë të ndritur, pasi që fakulteti në Bujanoc është një shembull i këtillë, pasi që studentët janë një ardhmëri e një vendi. Unë nesër do të takohem me kryetarin dhe kryeministrin e shtetit dhe po në këto takime atyre do të i përcjell përshtypjet e mia nga vizita ime në Jugun e Serbisë”.

1

 

2

Pas takimit kryetari Arifi së bashku me komisionarin për Pakicat Nacionale pranë OSBE-së dhe kryetarin e Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq të shoqëruar edhe nga dekani i fakulteti ekonomik Nenad Vunjak, kanë vizituar edhe lokacionin ku do të ndërtohet Fakulteti i cili është prezantuar nga përfaqësues të Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal

Ndërtimi i këtij objekti do të  filloi në pranverën e këtij viti përball Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc.

Në ndërtesën e re është paraparë tëzhvendosen edhe paralelja e Fakultetit ekonomik të Suboticës, nga hapësirat e tanishme të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc./BujanociNet/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch