Home » Lajme, Politikë » Votohet qeveria e re e Kosovës – Avdullah Hoti do të jetë kryeministri i ri i vendit

Votohet qeveria e re e Kosovës – Avdullah Hoti do të jetë kryeministri i ri i vendit

Avdullah Hoti do të jetë Kryeministri i ri i Kosovës. Me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim, qeveria Hoti mori këtë të mërkurë miratimin e Kuvendit të Kosovës. Në votim morën pjesë 86 deputetë.

Në nisje të seancës, Avdullah Hoti ka prezantuar planin e tij qeverisës. Ai tha se qeveria do të ketë dy prioritete kryesore, luftimin e pandemisë së koronavirusit të ri dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Kësisoj, nga sot Republika e Kosovës do ta ketë qeverinë e re me këtë përbërje:

Besnik Tahiri – Zëvendëskryeministër i parë

Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër

Albulena Balaj – Zëvendëskryeministre

Goran Rakiq – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i pushtetit Lokal

Hykmete Bajrami – Minsitre e Financave

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës

Agim Veliu – Ministër i Brendshëm

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës.

Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë

Blerim Kuqi- Ministër i Ekonomisë

Meliza Haradinaj – Ministre e Politikës së Jashtme

Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë

Ramë Lika – Ministër i Arsimit

Skënder Reçica- Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale

Vesel Krasniqi – Ministër i Tregitsë dhe Industrisë

Enis Kercan  – Minisër i Zhvillimit Rural

Dalibor Jevtiq – Ministër për Kthim dhe Komunitete. 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch