Home » Lajme, Ndërkombëtare » Vrasje për hakmarrje?

Vrasje për hakmarrje?

Kjo vrasje e cila ka tronditur qytetarët e këtij kantoni, për faktin se ekzekutimi ka ndodhur në prani të gruas dhe fëmijëve, duket se gjenezën e ka në Kosovë.

Përplasjet e familjeve në Kosovë dhe zbatimi i “kanunit” mbi ligjin, po reflektohen në shumë raste edhe në shtetet e Bashkimit Evropian, madje edhe në SHBA. Duket se për çështje hakmarrje, është vrarë dje në kantonin e Friburgut në Zvicër edhe Selim Jusuf Elshani nga fshati Ozdrim i Pejës.

Kjo vrasje e cila ka tronditur qytetarët e këtij kantoni, për faktin se ekzekutimi ka ndodhur në prani të gruas dhe fëmijëve, duket se gjenezën e ka në Kosovë.

36 vjeçari me pasaportë italiane, u qëllua për vdekje të shtunën në mesnatë deri sa ai po dilte nga garazhi i shtëpisë së bashku me familjen e tij, të dashurën dhe 4 fëmijët. Edhe mediet në Kosovë duke cituar familjarët e tij, thonë se në këtë vrasje ka gisht mafia në Kosovë, ndërsa motivi është hakmarrja.

“Unë kam besuar gjithmonë, se Selimi ka kontaktuar me mafinë në Kosovë”, tha njëri prej anëtarëve të familjes, citon IO.

Selim Elshani është djali i Jusuf Elshanit, i cili ishte vrarë në vitin 2004 në një atentat në Vtimoricë të Pejës. Së bashku me Jusufin ishte vrarë edhe një person tjetër, Afrim Hliti.

Mirëpo nuk ishte vetëm kjo vrasje në këtë familje. Personit që u vra dje në Friburg iu kishte vrarë edhe një vëlla në vitin 2000, Virgjil Elshani ish-ushtar i UÇK-së. Vrasja kishte ndodhur, derisa familja Elshani po kthehej nga një gjykim, ku kishte akuzuar disa persona se ia kish vendosë një bombë me teledirigjim.

Personat që kanë sulmuar familjen Elshani ishin kapur nga policia dhe kishin treguar se janë paguar nga një familje tjetër. Personat që kishin marrë pjesë në atentat kishin qene me prejardhje nga Shqipëria.

Ndërsa me venë është konfirmuar se në këtë rast është përfshirë një familje tjetër, ajo e Shefqet Kelmendit nga Peja. Ky i fundi është vrarë në mënyrë të mistershme dy muaj më parë në qytetin e Pejës me një breshëri kallshanikovi.

I ndjeri Shefqet Kelmendi për vite të tëra të pasluftës u ka shpëtuar sulmeve të ndryshme që kanë qenë të drejtuara ndaj tij dhe familjarëve të tij. Si rezultat i këtyre sulmeve, në tre vjetët e fundit, kanë ndodhur një seri vrasjesh në Pejë e rrethinë.

Para disa vitesh, në një sulm të tillë mësohet se kishte pësuar djali i Shefqet Kelmendit, Valoni, ndërsa një shpërthim që kishte ngjarë afër shtëpisë së tij, kishte rezultuar me vdekjen e vajzës së Shefqet Kelmendit.

Por, pavarësisht këtyre vrasjeve, asnjë nga to nuk ka marrë epilogun nga gjykata e madje asnjë person nuk është i arrestuar për këto raste.

Ndryshe, derisa ligji nuk i zgjidhë çështjet, athet familjet përdorin Kanunin e lekë Dukagjinit. Sipas kodeve të këtij të fundit, gjaku lahet vetëm me gjak. Kjo i bije që për një personat që vritet, duhet të vritet një person tjetër nga familja e gjakësorit.

Edh e pse është konsideruar arkaik, ky kanun fatkeqësisht akoma aplikohet në Shqipërinë e veriut dhe në Kosovë.

/albinfo.ch/

One Response

  1. Trupi gjykues kishte konstatuar se mëngjesin e 20 gushtit të 2006-tës, në Bajicë të Istogut, Jakup Osmanaj ishte qëlluar dy herë nga Kreshnik Haxhijaj me një armë zjarri. Nga të shtënat, pos që kishte vdekur Osmanaj ishte plagosur edhe Ali Bicaj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch