Home » Lajme, Ndërkombëtare » Vritet kosovari në prani të fëmijëve

Vritet kosovari në prani të fëmijëve

Dyshohet se vrasja ndodhi si pasojë e një konflikti familjar në Kosovë.

Një 36-vjeçar nga Kosova është qëlluar të shtunën mbrëma për vdekje jashtë garazhit të tij në Frassens të kantonit Fribourg. Shqiptari nga Kosova me shtetësi italiane është qëlluar para të dashurës dhe fëmijëve të tij.

Dyshohet se vrasja erdhi si pasojë e një konflikti familjar në Kosovë.

Një ngjarje e tillë ka tronditur fqinjët, të cilët kishin dëgjuar krismat të shtunën në mesnatë.

“Vajza ime ka dëgjuar të shtëna të panumërta nga një armë automatike”, thotë një fqinj për mediat zvicerane.

Më së miri flasin edhe vrimat e plumbave përballë shtëpisë. Autorët e dyshuar janë persona që janë arratisur nga vendi i krimit, thotë policia e  kantonit të Fribourgut.

Autorët kanë qëlluar në drejtim të kosovarit, pasi ai kishte dalë jashtë garazhit të shtëpisë së tij. Ai kishte ardhur me të dashurën e tij kosovare dhe katër fëmijët e tij.

Familjarët thonë se ka gisht mafia në Kosovë.

“Unë kam besuar gjithmonë se ai kishte kontaktuar me mafinë në Kosovë”, tha njëri prej anëtarëve të familjes.

“Babai i viktimës u qëllua në Kosovë dhe u qëllua edhe vëllai i vet. Përveç kësaj, familja në Kosovë është përfshirë në një konflikt familjar për vite me radhë. Unë mendoj se mosmarrëveshjet  janë  bartur edhe në Zvicër”, thotë një i afërm i viktimës për mediat zvicerane.

Edhe mediat në Kosovë e ndërlidhin rastin me një vrasje që ka ndodhur para ca ditëve në qytetin e Pejës dhe dyshojnë se vrasja është kryer për motive hakmarrjeje

Të dy autorët më pas ikën më këmbë në drejtim të Payerne, tha policia e Frobourgut që ka filluar hetimet për zbardhjen e rastit , raporton 20 min.

/albinfo.ch/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch