Home » Lajme, Vendore » Vuçiq fton Ramën në një darkë ‘sekrete’, frikë nga fjalimi i Preshevës – Pati arrestime nga policia serbe në Preshevë

Vuçiq fton Ramën në një darkë ‘sekrete’, frikë nga fjalimi i Preshevës – Pati arrestime nga policia serbe në Preshevë

Rama-VuciqKryeministri Rama dhe kryeministri serb Vuçiq kanë darkuar së bashku në Beograd të përfaqësuar edhe nga delegacionet e tyre. Darka është shtruar jo në vendin ku ishte parashikuar në agjendë (pranë Ambasadës Shqiptare në Serbi), por diku tjetër, në një rezidencë që nuk bëhet e ditur për median. Mësohet se ka qenë kryeministri Vuçiq që e ka ftuar Ramën për darkë.

Këto detaje u bënë të ditura në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, referuar raportimeve të bëra nga gazetarët në Beograd. Lidhur me arsyet e kësaj darke , në ‘Opinion’ u tha gjithashtu se është diskutuar për Preshevën, pasi kryeministri serb Vuçiq është i shqetësuar për vizitën në Preshevë, dhe në këtë darkë ka kërkuar të shmangen debatet dhe fjalimet me natyra nacionaliste ashtu si ndodhi gjatë konferencës me Ramën.

Sipas raportimeve nga Beogardi, aty u tha se dy kryeministrat kanë qëndruar larg njëri-tjetrit në drekën që është shtruar fill pas konferencës për shtyp. Sa për kryeministrin serb ai e ka reflektuar edhe gjatë drekës inatin dhe mërzinë e tij me kryeministrin shqiptar, pas fjalimit të Ramës për Kosovën. I pyetur nga emisioni ‘Opinion’ në Tiranë, Baton Haxhiu, i cili ndodhet në Beograd tha se kryeministri serb u tregua pa takt dhe i pakujdesshëm gjatë konferencës për shtyp në Beograd, sepse nuk diti ta kalojë me elegancë fjalimin e Ramës, por reagoi në një mënyrë të tillë sa i dha çështjes edhe më shumë rëndësi se sa do donte,”.

Lidhur me përmbajtjen e fjalimit të Ramës, Baton Haxhiu tha se nuk ka qenë e ditur saktësisht se çfarë do thoshte Rama. “Është ditur diçka që do flitej për BE-në dhe do përmendej Kosova, por jo fjalimi në detaje çfarë do thuhej.” Lidhur me takimin në Pallatin Serbia mes dy homologëve , ai ka zgjatur për 40 minuta dhe thuhet se ka pasur mospajtime serioze dhe se biseda është fokusuar te Kosova dhe incidenti i ndeshjes së Beogradit.

“Për 10 minuta gjatë drekës dy kryeministrat kanë qenë në distancë me njëri-tjetrin , më pas janë afruar dhe kanë folur. Ishte e nxirë situata pas konferencës. Megjithatë muajin e ardhshëm edhe më tej, përfaqësues të shteteve të Ballkanit, duhet të takohen disa herë për të rrumbullakosur projektet energjetike apo hekurudhore të Ballkanit, të financuara nga BE. Serbia është keq ekonomikisht dhe nuk besoj se do tërhiqet nga këto projekte,” tha më tej Baton Haxhiu.

Por, sipas analistëve më e madhja u tha në Beograd, dhe çfarëdo që të thuhet nuk do shkaktojë probleme.

Në Preshevë mund të ketë incidente por të kontrollueshme.

Sipas burimeve tona mbrëmë ka pasur disa arrestime nga ana e shërbimeve policore serbe ndaj shqiptarëve të Preshevës për shkak të valëvitjes së flamujve shqiptarë respektivisht penguan vendosjen e tyre nëpër shtyllat elektrike përgjat gjithë rrugës që përshkon kalimin e Kryeministrit Rama gjer te Sheshi i Dëshmorëve të Kombit para Komunës së Preshevës. Përveç marrjes në pytje informative të tyre, në polici është konfiskuar edhe kamioni qe e perdornin për vendosjen e flamujve shqiptarë nëpër shtylla.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch