Home » Lajme, Ndërkombëtare » VUÇIQ NË KS TË OKB-SË: TAKSA DHE USHTRIA KANË GODITUR SERBËT

VUÇIQ NË KS TË OKB-SË: TAKSA DHE USHTRIA KANË GODITUR SERBËT

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po diskuton në një seancë të jashtëzakonshme për Kosovën, pas kërkesës së Serbisë, pak ditë pas vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për transformimin e FSK-së në ushtri.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në fjalimin e tij ka thënë se është i frikësuar për të ardhmen e popullit serb në Kosovë.

“Jemi në një situatë e vështirë më të cilën po përballemi çdo ditë e më shumë në sipërfaqen e Kosovës, duhet ta them se jam shumë i brengosur dhe pak i frikësuar për të ardhmen jo vetëm të popullit tim por edhe për të gjithë rajonin”, ka theksuar Vuçiq.

“Serbia ka bërë prekjeje të tepërta për të ruajtur dhe mbajtur paqen dhe stabilitetit në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke u përmbajtur nga reagimet që vinin nga Prishtina”, tha ai dhe pohoi se Serbia ka përmbushur të gjitha marrëveshjet që kanë nënshkruar në marrëveshjet e Brukselit.

Ai pohoi se Prishtina ka pasur të vetmin obligim të arritur në marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe ai ka qenë formimi i Asociacionit të komunave serbe.

Ai pohoi se i kanë lutur që mos të shkohet në votim të anëtarësimit të plotë në INTERPOL dhe UNSECO, por kanë shkuar në votim, duke llogaritur në votat e Amerikës dhe shteteve tjera, por kanë dështuar dhe për këtë pastaj filluan ta fajësojnë Serbinë.

“Por paritmes vendosin tarifa në kundërshtim me CEFTA-n dhe BE-në, duke vendosur në fillim 10% dhe pastaj e ngritën atë në 100%, duke e mbyllur çdo tregti mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kanë vënë në rrezik një komunitet të tërë serb në Kosovë”, tha ai.

Ai pyeti se nga e cila e drejtë u nxor dokumenti për të formuar Ushtrinë e Kosovës. “Në asnjë dokument. Këtë nuk e  gjënë as në kushtetutën e tyre, të cilën ne nuk e njohim”, tha Vuçiq.

“Pa pritmes dhe befasisht marrin mbështetje të madhe nga vendet perëndimore. Para pesë minutave e mora një dokument  ku thuhet se ‘fillimi i proceseve të transicionit është e drejtë sovrane’. Unë ju pyes nga cili nen dhe paragraf është nxjerr kjo e drejtë? Unë ju them nga askush. Pasi është interpretim tejet i dobët i disa vendeve, sepse është interes i tyre politik”, tha ai.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch