Home » Lajme, Rajonale » Vuçiq takon serbët e veriut

Vuçiq takon serbët e veriut

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka përfunduar takimin me kryetarët e komunave në Veri të Kosovës, përderisa ka thënë se ata janë marrë vesh që tani e tutje ata të marrin veprime të përbashkëta.

Vuçiq, para drekës ka shpjeguar para medieve serbe se ai dhe kryetarët e komunave kanë biseduar për marrëveshjen dhe se ata ndajnë të njëjtat pikëpamje, përderisa kanë rënë dakord që të koordinojnë veprimet e ardhshme duke punuar së bashku.
”Populli ynë në Kosovë beson në shtet, dhe ne as nuk duam, as nuk mund të ndryshojmë qëndrimet e njerëzve këtu”, tha ai, duke shtuar se qeveria e tij do të punoj në interes të popullit të tij.
“Kemi pikëpamjet tona, të ndryshme, por gjithmonë shikojmë për të gjetur gjëra të përbashkëta”, tha Vuçiq.
Pas takimit me Vuçiq, Dragisha Miluvic, kryetar i komunës së Leposavicit tha se ata janë marrë vesh që të kenë një bashkëpunim në të ardhmen duke shtuar se “ata nuk janë dy shtete por duhet të jenë të bashkuar në marrjen e vendimeve”.
Ai shtoi se katër komunat të bashkuara në asociacion janë një mundësi e mirë për serbët e Kosovës, por më shumë ka bërë pyetje në lidhje me frikën për sigurinë që kanë ata për jetesën aty.
”Unë sinqerisht shpresoj se ne do të koordinojmë punët në të mirë të serbëve në Kosovë”, ka thënë Dragisha Miluvic.
Vuçiq duke folur për marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë ka thënë se duhet zgjedhur edhe përfaqësuesi për Kosovë në Qeverinë e Serbisë pas largimit të Aleksandër Vulin nga ky post.
Vizita e Vuçiq dhe bisedat me krerët e serbëve në Veri pritet të vazhdoj edhe në orët e pasdites, pas drekës por nuk pritet që të jep deklarata për media. (Express)

Vuçiq takoi peshkopin Teodosije

Zv.kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka filluar në Leposaviq takimin me kryetaret e katër komunave ilegale në veri të Kosovës. Paraprakisht ai ka takuar Peshkopin e Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, ku ka porositur se marrëveshja nuk është e përkryer por është më së shumti që ka mund të bëhet në këtë kohë, ndërsa Serbia po bënë atë që është e mundur në interes të popullit të vet.

Rreth orës 16 është planifikuar që Vuçiq të takohet me asambleistët e këtyre komunave në veri të Mitrovicës.
”Serbia është pranë popullit të saj. Ky popull nuk duhet të largohet por ta kërkoj të ardhmen këtu”, ka thënë Vuçiq, pas takimit me peshkopin Teodosie në liturgjinë fetare ku ai mori pjesë.
”Unë kam ardhur për të biseduar me njerëzit tanë, për t’i të treguar popullit se ata nuk do jenë jashtë neve në të ardhmen. Unë jam mirënjohës për njerëzit tanë që të kuptojnë se çfarë është kjo marrëveshje që ka dalë nga një qeveri e përgjegjshme. Shpresoj se ne mund të gjejmë një gjuhë të përbashkët, për shkak se shteti nuk mund të bëjë pa pyetur popullin e tij, pra juve”, tha Vuçiq.

(RTK)

One Response

  1. Viola C. Golden thotë:

    Vuçiq ka cekur se kur në takimin me serbët ka thënë se a është e pranueshme edhe pyetja ”A jeni për marrëveshje a jo”, njëri nga kryetarët e komunave të veriut, Sllavisha Ristiq është përgjigjur:”Mundemi, por t’i mos u kyç në fushatë”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch