Home » Lajme » Vuçiq: Ushtria duhet të jetë e gatshme në çdo moment

Vuçiq: Ushtria duhet të jetë e gatshme në çdo moment

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar sot se ushtria duhet të jetë e gatshme në çdo moment, siç ka thënë ai, ndaj çdo agresori potencial, raportojnë mediet serbe.

Ai ka shtuar se është që politika serbe ta ruaj stabilitetin, në mënyrë që ushtria mos të shfrytëzohet asnjëherë.

Këto deklarata Vuçiq i ka bërë Ditën e Ushtrisë së Serbisë, duke shtuar se shteti çdo vit i ndanë 600 milionë euro për ushtrinë. Përndryshe, është raportuar sot se shteti i Bjellorusisë ia ka dhuruar Serbisë katër avionë luftarak “Mig-29”, të cilët pas një remonti do të modernizohen sipas modelit të njëjtë të 6 avionëve tjerë luftarakë që i janë dhuruar nga Rusia, ka deklaruar ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin.

Vulin ka shtuar se dhurimi i këtyre avionëve është pas një marrëveshje mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe atij bjellorus, Alekdandër Llukashenko.

Ministri serb i Mbrojtjes ka bërë të ditur se për një vit Serbia do të ketë avionë të modernizuar “mig-29”, si dhe do të arrijnë helikopterët e parë “H-145M”.

Vulin ka shtuar se ekzistojnë tentime për shkeljen e hapësirës ajrore të Serbisë, të cilat siç ka thënë ai janë zbuluar dhe parandaluar.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch