Home » Lajme » Vuçiqi i quan qesharake deklaratat e Thaçit për bashkimin e Luginës me Kosovë

Vuçiqi i quan qesharake deklaratat e Thaçit për bashkimin e Luginës me Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar rreth deklaratës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili kishte deklaruar se „do të angazhohet të ja bashkangjet Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën Kosovës pa dhënë territor të Kosovës“ .

Kur u pyet për të komentuar deklaratën e Thaçit se Bujanoci, Medvegja dhe Presheva do të bashkohen me Kosovë sepse është një „e drejtë historike“, Vuçiq u përgjigj se „Thaçit i lejohet të jetë i papërgjegjshëm, dhe pretendimet e tij janë qesharake. Unë e kuptoj që ai këtë e ka deklaruar që të paraqitet si një shqiptar më i madh se Kurti. Mua nuk më intereson për këtë, unë kujdesem për mënyrën e ruajtjes së paqes, territorit të shtetit dhe interesave tona.“

Ai gjithashtu deklaroi se Serbia ka ndaluar fushatën e çnjohjes së pavarësisë së Kosovës, sepse zyrtarët e Kosovës do të ndalojnë të kërkojnë pranimin në organizatat ndërkombëtare – Interpol dhe UNESCO – për 90 ditë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch