Home » Lajme » Vuçiqi thumbon presidentin Thaçi për bashkimin e Luginës me Kosovë

Vuçiqi thumbon presidentin Thaçi për bashkimin e Luginës me Kosovë

Vuçiq, siç raportojnë mediat serbe, ka komentuar edhe deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se bashkimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën është ëndërr e të gjithë shqiptarëve, për realizimin e së cilës tha se do të punojë. Vuçiq tha se “ky është një tregim ‘pa lidhje’ dhe se qytetarët e atyre tri komunave në Serbi nuk duhet të shqetësohen”.

“Për këtë Thaçi flet qe dy-tre vjet dhe ky është një tregim i tij pa lidhje. Këtë ata nuk mund ta arrijnë, e kjo nuk ka asgjë të bëjë me realitetin. Nuk ka kurrfarë rreziku serioz”, tha presidenti serb dhe lideri i partisë në pushtet “SNS”.

Lidhur me pretendimet e gazetës serbe “Danas”, e cila në artikullin e saj kryesor sot ka shprehur dyshime për mungesën e artikujve ushqimorë në dyqanet në veri të Kosovës, Vuçiq tha se kjo nuk është një risi, “sepse më shumë se një vit e gjysmë ekziston një veprim i sinkronizuar, në të cilin duhet paraqitur serbët nga Kosova, sidomos ata në veri, si kriminelë dhe dorë e zgjatur e Beogradit, dhe të thuhet se ata janë gjithmonë fajtorë për çdo gjë “, transmeton Telegrafi.
“Atë gazetë nuk e lexoj, por është logjike që e thonë të njëjtën gjë si Thaçi dhe Haradinaj. Të njëjtën e shkruajnë mediat në Prishtinë, sikurse edhe këta tanët ‘pesë milionë’. Kur e dëgjoni këtë nga Rada Trajkoviq, ose nga Jakshiqi, që fotografohet nëpër pishinat më të shtrenjta, ta dini se nuk e thonë këtë serbët nga Kosova, por dikush tjetër”, tha Vuçiq.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch