Home » Opinione » VUK DRASHKOVIQ: “SERBET KRYESIT E KRIMEVE MË TË MËDHA NË ISH-JUGOSLLAVI”

VUK DRASHKOVIQ: “SERBET KRYESIT E KRIMEVE MË TË MËDHA NË ISH-JUGOSLLAVI”

Fehmi Ramadani‘Kujtimet e Mesiut” është libri më i ri i politikanit radikal serb Vuk Drashkoviq, i cili gjatë periudhës 1990-1999 ishte aktor i skenës së atëhershme politike, të cilat rezultuan me ngjarje më të përgjakshme në ish-Jugosllavi.

 

Vuk Drashkoviq, pas librit “Nozh”, i cili kishte bërë bujë të madhe në skenën politike të atëhershme në Serbi, me këtë libër sërish për trajtim ka të kaluarën e përgjakshme në hapësirat e ish-Jugosllavisë.

 

Me një vonesë prej 15 vitesh nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, ky autor pranon se në hapësirat e ish-Jugosllavisë fajtorë më të mëdhenj për shkatërrimin e kësaj krijese dhe krimet më të mëdha i kishin bërë pikërisht serbët.

 

Këtij autori iu deshën hiq më pak se një dekadë e gjysmë të kujtoj se përgjegjësit kryesore për krimet më të mëdha të pas luftës së dytë botërore në hapësirat e ish-Jugosllavisë ishin pikërisht fajtorë bashkëvendësit e tij-serbët.

 

Një fjalë e popullore thotë: ”Më mirë vonë se kurrë”. Dashtë Zoti që pas kësaj, serbët e rinj të fillojnë të kuptojnë, të këndellen dhe të kuptojnë për turpin çfarë ka bërë soji i tyre në emër tyre.

 

Për turpin e Hitlerit, gjermanët ishin detyruar të paguanin 50 vite dëme të ndryshme të luftës, ndërsa gjeneratat e gjermanëve të rinj sot e kësaj dite nuk krenohen me veprat e Hitlerit dhe bile shfaqin turpin ndaj tij.

 

Veprimet e Miloshevoqit dhe elitës fashiste serbe të viteve 1990-1999, e cila për fat të keq një pjesë e tyre ende janë në hierarkinë e shtetit serb dhe nuk janë penduar për veprimet më antinjerëzore dhe kriminale që i kan kryer.

 

Drashkoviq dhe romani “Kujtimet e Mesiut” ndoshta mos po ndikon përfundimisht që ky popull të kthjellet dhe drejtohet njëherë e përgjithmonë kah shërimi i vetvetes dhe fqinjësia e mirë me popujt e rajonit dhe me gjerë.

 

Komuniteti ndërkombëtar seriozisht duhet të merret me përgatitjen e elitës së serbëve të rinj të cilët në të ardhmen do të udhëheqin këtë vend dhe do ta nxjerrin nga humnera në të cilën janë zhytur.

 

Ndërsa, fqinjët e Serbisë, si Kosova, Shqipëria, Kroacia, Bosnja Hercegovina etj, duhet ta ndihmojnë këtë shtet për ta përmbyllë këtë periudhë të errët krimogene të saj përgjithmonë dhe të rreshtohet në anën e ringjalljes dhe prosperitetit të saj në të gjitha aspektet. Ndryshe, nuk ka zgjidhje tjetër, sepse bota po ecën shpejt, ajo nuk mund të kthehet mbrapsht!

Nga Fehmi Ramadani

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch