Home » Lajme, Vendore » Vukçeviq: Ish pjesëtari i UÇK-së është i gatshëm, që si dëshmitar i mbrojtur, të dëshmojë rreth transplantimit të organeve njerëzore në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë

Vukçeviq: Ish pjesëtari i UÇK-së është i gatshëm, që si dëshmitar i mbrojtur, të dëshmojë rreth transplantimit të organeve njerëzore në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë

Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i gatshëm, që si dëshmitar i mbrojtur, të dëshmojë rreth transplantimit të organeve njerëzore në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë”, ka deklaruar për AFP-në Prokurori serb për krime lufte, Vlladimir Vukçeviq. Prokurori për krime lufte i Republikës së Serbisë ka thënë se Prokuroria ka një dëshmitar të mbrojtur për “tregti ilegale me organe të burgosurve të luftës në Kosovë, në fund të 90-ve”, e cila sipas tij është kryer në veri të Shqipërisë. Në deklaratën e tij për AFP-në, Vukçeviq ka thënë se “dëshmitari ka treguar detaje mbi procedurën mjekësore të nxjerrjes së organeve të serbëve, të cilët janë rrëmbyer gjatë konfliktit në Kosovës në vitin 1998-1999”. “Dëshimitari është një ish pjesëtar i UÇK-së dhe është nën masa të rrepta sigurie”, ka thënë ai.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch