Home » Lajme, Vendore » Vulini i përgjigjet Kryetarit Shqiprim Arifi: Përmes avionëve tanë duhet ta shihni lirinë tuaj

Vulini i përgjigjet Kryetarit Shqiprim Arifi: Përmes avionëve tanë duhet ta shihni lirinë tuaj

Pas provokimeve të avionëve luftarak të Ushtrisë serbe në Preshevë, Kryetari i komunës Shqiprim Arifi, përmes një letre i kërkoi Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vulin, “që të jap sqarime rreth fluturimit të aeroplanëve ushtarak me një lartësi shumë të ulët në komunën tonë, ku solli një shqetësim të madh tek qytetarët tanë, ministri e cila nuk kishte njoftuar paraprakisht për këtë aktivitet”.

Ministri Vulin në një deklaratë të dhënë për “Sputnjik” edhe pse pa përmendur direkt Kryetarin Arifi, ka dhënë përgjigje në letrën e këtij të fundit.
Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin tha se kush nuk e sheh lirinë në aeroplanët e Forcave të Armatosura Serbe, ai shpreson në ndonjë ushtri tjetër.

Vulin duke u lidhur me akuzat e portaleve shqiptare se “aeroplanë serbë po fluturojn mbi Preshevë”, tha se Forcat e Armatosura Serbe kryejnë të gjitha aktivitetet e tyre në përputhje me ligjin dhe nevojat.

“As nuk mund të ketë dallime mes qeverive lokale, ku këto aktivitete kryhen, as askush nuk mundet duke politizuar të ndikojë në ushtrinë serbe”, tha Vulin për Sputnik. Ai porositi qytetarët se kur në qiell shohin aeroplanët e Forcave Ajrore të Serbisë, duhet ta dijnë se Serbia është e lirë dhe e sigurt.

“Kush nuk e sheh lirinë në aeroplanët e ushtrisë së Serbisë, ai shpreson në ndonjë ushtri tjetër dhe në aeroplanë të tjerë, dhe kjo shpresë nuk do ti realizohet”, thotë Vulin.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch