Home » Këshilli Nacional, Lajme » VULINI QË DJE FYENTE SHQIPTARËT, SOT NUK E PATI GUXIMIN TË PËRBALLET NË GJYKATËN E BEOGRADIT

VULINI QË DJE FYENTE SHQIPTARËT, SOT NUK E PATI GUXIMIN TË PËRBALLET NË GJYKATËN E BEOGRADIT

Sot, Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, z.Aleksandër Vulin, nuk e pati guximin të paraqitet në Gjykatën e Lartë në Beograd, për t’u përballuar me padinë time të ngritur ndaj tij, për qasje diskriminuese, fyese dhe nënçmuese, ndaj shqiptarëve.

Ministri që njëherësh përdori gjuhë të urrejtjes dhe përbuzëse ndaj bashkështetasve të tij të përkatësisë kombëtare shqiptare, duke e konsideruar edhe padinë timë si kompliment, tashmë po fshihet dhe shmanget me arsyetimin se nuk e ka marrë ftesën nga gjykata.

Këshilli Kombëtar Shqiptar, në bazë të përgjegjësive dhe komptencave të tij, nuk do të ndalet së vepruari kundër institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes dhe kriminalizimit të shqiptarëve, aq më pak nga ana e zyrtarëve shtetërorë.

Demokratizimi i vendit është para së gjithash interes i qytetarëve të tij.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch