Home » Lajme, Vendore » VULLNETI I POPULLIT ËSHTË LIGJ!

VULLNETI I POPULLIT ËSHTË LIGJ!

Është mbushur kupa dhe nuk mbanë më, privilegjeve të shfrenuara të cilat përbinin cdo gjë që u dilte përpara, po i vie fundi, dhe ky fund është tmerri i realitetit i cili me shumë vështirësi mund të pranohet.

Të gatshëm në gjithqka, vetëm e vetëm ti shijojnë të mirat e deritanishme që as babë e babgjysh nuk ia kishin lënë trashëgimi.

Nuk na mbushën logjikën as torturat, as burgosjet, ato kaluan vetëm për një ditë, apo mos vallë edhe ajo ditë ishte e përgjysmuar në dy drejtime, FUSHAT dhe PROTEST, të paktën kështu dukej në realitet.

Dita e gjykimit politik kaloi, populli e dha dënimin dhe meritën, vullneti i tij tash është amanet i lënë për ata që kanë premtuar. Mos vallë friga nga dënimi i popullit është pasoja e mos pranimit të realitetit, jo nga humbja e zgjedhjeve por nga ajo qka do ti pretë në të ardhmën.

Kur dikush shijonte vetëm të mira në kurriz të popullit, dikush tjetër nuk flinte nga gajlet e dertet si ta siguronte kafshatën e gojës, vallë kaq shumë dallime në këtë vend kaq të vogël.

Nuk ka asgjë të përjetshme në këtë botë, gjithqka është e kufizuar, sepse kështu e ka krijuar perëndia, këto gjëra i harrojnë vetëm të humburit në errësirë, që për kater vitë nuk kthyen kokën mbrapa.

Ata si kamikazë fluturuan deri sa u vetshpartalluan. Populli nuk është fajtorë, ai pagoi për katër vite, taksa të të gjitha llojeve, por qka mori mbrapa si shpërblim? Nëse e dini juve thuajeni, por mua asgjë nuk mu kujtua.

Përderi sa nuk i mbeti asgjë të lavdërohen, fyenin , shpifnin gjëra që as hasmëtarët më të mëdhenjë nuk i bejnë, populli dëgjoi, gjykoi dhe dënoi, dhe nuk ka më pse të frigohemi.

Një fjalë popullorë thotë, “nuk është burrë ai që vret, por ai që falë” në këtë rast burrëria është të pranosh humbjen.

Ata që nuk pajtohen me humbjen dhe me dënimin e popullit që i ka dhënë, ose janë të marrë ose kanë fobi nga realiteti.

Është jashtë qdo logjike matematikore që të luftosh me fatin e dikujt tjetër por të luash me fatin e popullit është gjëja më tragjike që mund të ndodhë.

Andaj  ligji i popullit është fuqia e natyrës, i cili ta jep atë që nuk e ke, por nëse nuk e trajton ashtu si i ka hije, nuk do ta keshë më kurrë.

Vetëdijësimi në këtë rast është arma e vetme që mund të përdoret, kalkulimet politike në bashkëpunim me hasmin, jan kundër vullnetit të popullit, ata nuk vlerësuan bashkëpunimin me shkaun, por dënuan hasminë vëllazërore.

Tabori i koalicionit aktual veqmas shqiptarë nuk dëshiron të vetëdijësohet, ata edhe përkundër vullnetit të popullit u ulën në bisedime me palën serbe për ti bërë kalkulimet matematikore, athua aq shum është e vështirë të pranohet humbja sa që  i ofrohet aq shumë pushtet Stojanqa Arsiqit, me të vetmin qëllim që të formohet një koalicion artificial.

Nuk është më në pyetje, vullneti i popullit, kur kreu i komunës heq dorë nga posti i të parit, dhe pranë vete ofron edhe GQ Stojanqa Arsiqin me të vetmin qëllim të mbesë në pushtet.

Populli duhet të jetë i njoftuar se, Partia Demokratike të cilës ia besuan votën, në bisedime i ka ftuar të parat partitë politike shqiptare, PVD, LPD dhe UDSH, ndërkohë që këto të fundit bisedimet e para i kanë zhvilluar me Grupin e Qytetarëve Stojanqa Arsiqin.

 

Shkruan: M Ahmeti

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch