Home » Lajme, Rajonale, Vendore » Westerwelle: Marrëveshja bëhet për t’u zbatuar

Westerwelle: Marrëveshja bëhet për t’u zbatuar

Prishtinë, 20 maj  – Marrëveshjen, që ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westervelle e ka quajtur historike ka kërkuar që të zbatohet. KTV citon të ketë thënë ai se në këto momente duhet durim e mençuri, duke shtuar se Gjermania do të vazhdojë të përkrahë Kosovën sikurse në të kaluarën. Westervelle ka thënë se në këto katër vjetët e fundit kjo është mundësia më e mirë që palët të normalizojnë marrëdhëniet.

“Dëshiroj që nga të gjitha palët të tregohet një shkallë fleksibiliteti, mençurie dhe durimi. Pas Marrëveshjes duhet të vijë zbatimi. Ne ishim të të njëjtit mendim se sigurisht kjo është e vështirë, por është e qartë se gjatë këtij procesi duhet të largohen strukturat paralele, kriter kyç ky që ka dal nga marrëveshja e 19 prillit.

Gjatë këtij procesi është e qartë që Kosova duhet të vendosë lehtësira”, ka thënë ministri gjerman. Ai ka shtuar se me kryeministrin Thaçi ka biseduar edhe për detaje të planeve kohore dhe planit të zbatimit por ato ka thënë se nuk dëshiron t’i bëjë publike as në Prishtinë, sikurse nuk i ka bërë as në Beograd.

Kryeministri Thaçi ka thënë se drejt Brukselit po niset me shpresë për marrëveshje të planit të zbatimit. “Me kryeministrin serb do të diskutojmë periudhat kohore, aktorët implementues, që sigurisht janë institucionet e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i”, ka thënë kryeministri kosovar.
Ministri i Jashtëm gjerman ka përshëndetur privatizimin e PTK-së, duke thënë se kjo do të tërheq investitorë të rinj.

Westerwelle kërkon zhbërjen e strukturave paralel në veri
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwele, i cili arriti sot në Prishtinë, pas vizitës në Beograd, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Hashim  Thaçi, u shpreh kategorik për domosdonë e zhbërjes së strukturave paralele serbe në veri të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me ministrin e Jashtëm gjerman, Guido Westerwvelle ka thënë se Kosova është gati për zbatimin e marrëveshjes.

Ministri gjerman, Westerwelle ka theksuar që palët duhet të reflektojnë në zbatimin e marrëveshjes. Ai po ashtu ka thënë se strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të hiqen.

Westerwelle deklatoi pas takimit me kryeministrin Thaçi se Gjermania është e përkushtuar në përkrahje të Kosovës në të gjitha fushat.

Ai ndërkohë do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle ka mbërritur sot  në Prishtinë. Westerwelle ka arritur në Prishtinë pas vizitës që pati në Beograd, ku nga krerët e shtetit serb ka kërkuar zbatimin e Marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Gjermania është në mesin e vendeve më të zëshme të Bashkimit Evropian, të cilat i kanë bërë thirrje Serbisë që të largojë strukturat e saj paralele nga veriu i Kosovës dhe të normalizojë marrëdhëniet me shtetin e ri, nëse do që të shënojë përparime në procesin integrues.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch