Home » Sport » Xhaka Shaqirit: mos ik nga Bayerni

Xhaka Shaqirit: mos ik nga Bayerni

“Xherdani mundet, pse duhet të ndërrojë klubin? Jo. Ai është klubi më i mirë në botë”, tha Xhaka.

Konkurrenca po bëhet edhe më e madhe pas  Xherdan Shaqirit. Nëse ylli shqiptaro-zviceran i futbollit ndërron klubin? Granit Xhaka nga Gladbachu e ka këshillluar Shaqirin të mos e braktisë Bayernin.

Një vit më parë Granit Xhaka (20) është transferuar për njëmbëdhjetë milionë franga nga Bazeli në Gladbach. Dhe Xherdan Shaqiri (21) shkoi për 15 milionë nga Baseli në Bayern.

Xhaka vazhdon në Gladbach edhe një sezonë. Ndeshja e parë në Bundesligë do të nisë më 9 gusht në Bayern, me trajnerin e ri Pep Guardiola.

“Ai i cili luan për Bayernin është në konkurrencë. Ai e di dhe ne e dimë. Por unë jam i bindur se ai do vazhdojë të bëjë lojërat e tij. Ai tashmë ka përfituar nga sezoni i kaluar, edhe pse askush nuk ka pritur”, tha Xhaka.

“Xherdani mundet, pse duhet të ndërrojë klubin? Jo. Ai është klubi më i mirë në botë”, tha Xhaka.
/albinfo.ch/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch