Home » Lajme » Xhemail Ameti nga fshati Rahovicë, 3 nxënësve më të mirë të shkollës fillore ” Selami Hallaçi ” u ndau mjete materjale.

Xhemail Ameti nga fshati Rahovicë, 3 nxënësve më të mirë të shkollës fillore ” Selami Hallaçi ” u ndau mjete materjale.

Xhemail Ameti nga fshati Rahovicë e që jeton në Belgjikë, 3 nxënësve më të mirë të shkollës fillore ” Selami Hallaçi ” u ka ndarë sot mjete materjale.

” Dëshira ime është që gjithmonë ti dalë në ndihmë atyre që i përkushtohen mësimev “ tha kështu donatori  Xhemail Ameti.Sipas tij këtë rrugë duhet të ndjekin edhe bashkëatdhetarët tjerë që të avancohet arsimimi në Luginë .

Anita Aliu , Granit Fazliu dhe Bajram Rashiti  kanë marrë shpërblimi nga ana e bashkëatdhetarit Xhemail Ameti.Ata gjatë pranimit të të hollave shprehën edhe faliminderimet për këtë gjest human.

Ndërkaq Nagip Sadiku drejtori i shkollës fillore ” Selami Hallaçi ” , Rahovic ka falëminderuar zotin Ameti për këtë ndihmë që iu është ofruar tre nxënësve më të mirë të kësaj shkolle.Në fund bashkëatdhetari Xhemail Ameti u zotua se këtë gjest human do ta bëjë çdo vitë me shpresë që nxënësit të i përkushtohen mësimeve, dhe të vazhdojnë rrugën e arsimimit.

The important service principle of all emergency situations is stop things from getting worse before trying to make them better

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch