Home » Lajme » Xhemaili asistues në fitoren e Napolit kundër Udineses

Xhemaili asistues në fitoren e Napolit kundër Udineses

Blerim Xhemaili është kthyer në mënyrë perfekte në formacionin e Napolit në ndeshjen derbi kundër Udineses të cilën e fituan 2-0, në ndeshjen e javës së tetë të Serie A, që u zhvillua në stadiumin Sao Paulo. Futbollisti shqiptar së bashku me Lavezin e Maxhon (autor të golave) kanë qenë kreatorë të fitores, e cila e ka ngjitur skuadrën napolitane në vendin e katërt me 14 pikë, dy më pak se lideri Juventus. Napoli fitoren e siguroi që në pjesën e parë me golat e dy lojtarëve të lartpërmendur, ndërsa në golin e dytë Xhemaili ishte asistues, duke e gjetur për mrekulli Maxhon në zonën e rreptësisë, kurse ky i fundit me kokë tundi rrjetën e mysafirëve, duke ia shkaktuar Udineses humbjen e parë në sezonin e ri. Xhemaili luajti deri në minuten e 80-të kur u zëvendësua nga Zuniga, ndërsa për lojën e treguar ai mori duatrokitjet e publikut. “Ishte një ndeshje shumë e mirë nga ana jonë. Jemi të lumtur për fitoren të cilën e arritëm me meritë ndaj një skuadre shumë të fortë. Edhe me paraqitjen time jam i kënaqur, pasi u ktheva në moment shumë të duhur dhe ku ndihmova ekipin të shënoj fitore”, tha Xhemaili për “Lajm”, menjëherë pas ndeshjes.

 

Physical traits such as facial expression, heart rate, skin moisture and even odor can see facts here be used to create detailed reports of student understanding and performance

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch