Home » Lajme » Xhemaili nënshkruan me Napolin

Xhemaili nënshkruan me Napolin

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, Blerim Xhemaili, ka kompletuar transferimin e tij te Napoli.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi italian me anë të një deklarate në faqen zyrtare në internet, ku thotë se Xhemaili ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin e tij të ri.Napoli, që në sezonin e ri do të garojë në Ligën e Kampionëve, dëshironte të përforcojë ekipin pas largimit të Michele Pazienza drejt Juventusit dhe trajneri Walter Mazzarri tashmë ka fituar përforcimin e kërkuar.“Vërtet kam dashur të transferohem te Napoli. Klubi ka shumë ambicie dhe ka një projekt të rëndësishëm që vazhdon. Ekipi është shumë i fuqishëm, ka një trajner të shkëlqyeshëm dhe tifozët janë të mahnitshëm. Jam shumë i lumtur me këtë transferim”, ka thënë Xhemaili për faqen zyrtare të klubit.25-vjeçari i cili mbron ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës në futboll, ka luajtur për klube si Zurich, Bolton, Torino dhe Parma.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch