Home » Lajme, Sport, Vendore » Ylli i futbollit zviceran Betim Fazliu viziton kryetaren Ardita Sinani

Ylli i futbollit zviceran Betim Fazliu viziton kryetaren Ardita Sinani

Prononcimi i znj. Sinani rreth kësaj vizite:

“I lindur në kohë lufte. Pastaj familje refugjatësh. Tash yll i futbollit zviceran ❤

Kjo është historia e Betim Fazliut nga Miratoca.Rrëfim suksesi 👏

Si shumë mërgimtarë tanë që e kanë kthyer plagën e mërgimit në krenari.Betimi është shembulli sesi mërgata jonë është aset i përbashkët 🤝

E integruar, ajo po dëshmon çdo ditë e më tepër vlerat emancipuese të vendlindjes dhe të vendit të saj të prejardhjes. Vërteton se kemi kapacitete dhe potencial 💪

Shkëlqimi personal i Betimit në futboll është nderi kolektiv i Miratocës dhe tërë komunës sonë. “Betimi është një lojtar me një intelegjencë të jashtëzakonshme në lojë dhe me një mentalitet pozitiv. Ai do të stërvitet. Është punëtor i madh. Sinqerisht, të jesh trajner i tij është ëndërr e vërtetë”.

Këto fjalë të trajnerit të tij në FC St.Gallen ⚽️, z.Peter Zeidler, mjaftojnë për ta përshkruar profesionalizmin, talentin dhe pasionin e tij 👊

Ishte kënaqësi ta takoj sot, ta uroj për sukseset, si dhe ta falenderoj 🙏 në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës për nderin që po ia bën vendlindjes së tij edhe nga Zvicra 🇨🇭

Mërgata dhe sporti janë në fokus të qeverisjes sonë. Do ta kenë mbështetjen tonë. Faleminderit Kampion 🏆💕#Mërgata#Sporti#Integrimi#Vendlindja#Zhvillimi#StGallen#Miratoca#Zvicra#PreshevaEre

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2022 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress