Home » Kulturë, Lajme, Ndërkombëtare » YMRIJE BEQIRI KA GJEUR RRUGËN E LIRISË SË SHPREHJES POETIKE

YMRIJE BEQIRI KA GJEUR RRUGËN E LIRISË SË SHPREHJES POETIKE

Nga Hysen Ibrahimi, redaktor

Këto ditë doli nga shtypi një libër i ri i autores Ymrije Beqiri me titullin “ME VARGUN PIKTUROJ”, përmbledhje me poezi, botim i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Poetja Ymrije Beqiri, nxori në dritë veprën e saj të dhjetë të radhës të titulluar “ME VARGUN PIKTUROJ”, përmbledhje me poezi, për lexuesin, e cila në të vërtetë me poezitë e saj tanimë ka krijuar jehonën e vet poetike, nga fakti që ka arritur të zgjon ndërgjegjën njerëzore, me idenë për të qenë të respektuar nëbotën sotme, por që  nganjëherë edhe botë e qoroditur njerëzore. Kështu poetja, për të bërë një pasqyrim sa më real, përmes përmbledhjeve poetike, ka krijuar teknikën e vet përmes vargjeve për të komunikuar me lexuesin dhe për të qenë më drejtëpërdrejtë. Ndaj poetja Beqiri, me të drejtë i çaset krijimit poetik përmes meditimit shumë herë të hapur, me idenë që kërkohet të krijohen vargjet në mënyrën më të drejtë të saj.

Shihet se poetja Ymrije Beqiri, ka të vetmën linjë të komunikimit që është vet vargu poetik, apo thënë ndryshe të vetmën mundësi komunikimi me lexuesin dhe ata që janë në meditimin e autores, shndërrohen përmes poezive si fenomen konsultues, urues, këshillues, kritikues por edhe adhurues. Sigurisht se autorja do të donte t’i çasej poezive me tepër adhurues, por shumë herë ato shfaqin idenë autores dhe mund të komentohen vetëm në një mënyrë, që don të thot se kanë porosi të qartë sa njerëzore, aq edhe patriotike e atdhetare.

Ymrije Beqiri, ka gjetur rrugën e lirisë së shprehjes poetike, duke filluar me poezitë e saj “Pse”, “Në këtë mbrëmje”, “Krejtë jeta me gënjeshtra”, “Eja o diell”, e deri te poezitë mbresëlënëse “Kitar e dashur”, “Mos u zemro kitara ime”, “Në ballkon”, “Tingujt e kitarës”, e duke vazhduar deri në  pafundësi ku kthehen zërat e vargjeve prej nga janë nisur me jetën, me poezitë, “Nëna të pret te dera”, Vendi i punës”, “Të shkruaj poezi”, “Prap do të vij pranvera”.

Shihet kjartë se poetja Beqiri, jetën e saj e pasqyron shumë bukur përmes vargut artistik, që thot shumë, se jeta është një sfidë që qëndron midis dy ekstremeve: sfida e dashurisë së bukur të ëndërruar deri në pakufi dhe që pastaj pason sfida e dashurisë tragjike po ashtu të ashpër dhe shumë primitive që shpërfaqet në jetën e saj dhe njerëzve që e kanë trazuar shpirtin e padjallëzuar të poetes.

Poetja Ymrije Beqiri, në krijimtarinë e saj poetike, ka arritur mjaftueshëm të shndërrohet dhe të bëhet e pa krahasueshme, krejt e veçantë me imagjinatën e saj, ku ka sjellur rezultate në fushën e poezisë që janë të sistemuara, e po ashtu të organizuara

përkah vlera artistike mbi jetën e kombit që nuk i nënshtrohet ligjeve të ideuara të një pushteti. Poetja i drejtohet Kosovës, përmes poezisë së titulluar “KOSOVË”:

Kosovë,

Me plot lulëkuqe gjaku.

Kosovë,

Mos e l’ësho bajrakun!

Kosovë,

Djemtë e tu po  udhëtojnë,

nuk dinë as ku po shkojnë.

Kosovë,

Të  dua, edhe këmbëzbathur  kur eca.

(poezia vazhdon)

Vargjet dëshmojnë për dashurin ndaj vendit kur poetja arrinë që dashurinë që ka për Dardaninë Antike, si tematikë ta shtron edhe përmes vargut poetik, me mesazhin që është mëse e domosdoshme dhe e kërkuar nga shqiptarët ta duan vendin e tyre sido qoft ai. Motivi për vendin e lindjes për poeten Ymrije Beqiri, është një motiv i fuqishëm, që ka mbetur çdo herë prioritet, i freskët për të shkruar dhe për ti kushtuar vargjet më të bukura.

Vargjet të cilat autorja i shkruan me një përkushtim të veçantë dhe me shumë dashuri, janë edhe vargjet kushtuar dashurisë, ku në mesin e shumë poezive e kemi pozinë e titulluar “LULJA E KOPSHTIT TIM”:

U mundova të të harroj,

por kjo nuk kishte kuptim,

se ti je në çdo petale luleje,

ti je lule e kopshtit tim.

M’i shton aromë kopshtit,

të kërkoj në fushat me lule,

të thërras porsi e çmendur,

si valët e detit të tërbuar.

…poezi kjo e cila n’a kujton romanin “Lulja e kujtimit” autor Foqion Postoli, me personazhet kryesore të Olimbisë dhe Dhimitrit, si dy të dashuruar, që pikërisht ishte Lulja e kujtimit që rifreskoi mendjen e Olombisë për tu shëruar dhe për ta kujtuar Dhimitrin…”

Shumë herë në krijimtarinë poetike të poetes Ymrije Beqiri, na del se poezia është çlirim shpirtror që çlirohet përmes vargut, nga ana tjetër ajo shumë herë ka krijuar vargje me idenë se jo rrallë arti e bekon jetën dhe është madhështore, në pamudësi tjetër për ti kujtuar më të dashurit e atdheut. Këtë e shofim më së miri në poezinë e saj të titulluar “KULLA NË PREKAZ”:

Kjo kullë priti e përcolli shumë trima,

U rezistoi shumë furtunave të kohës

e plumbave të luftës

e sot, s’di a do mund t’u rezisto ë

bubullimave të kohës së pasluftës,

që nuk intresohen ta mirëmbajnë

në këmbë këtë kullë shekullore,

që lindi, rriti e dha trima për atdhe.

Mendoj se poetja Beqiri, me krjimtarinë e saj poetike, ia ka arritur të ia dal me krjimtarinë e saj për kah vlera artistike të cilat janë mirëpritur te lexuesi, me mesazhet e saj përmes poezisë se jeta edhe më tutje na mbetet më e gëzuar me shpresën për ditë më të bukura përmes urimit. Këtë e thot shumë bukur në poezinë e saj të titulluar “NJË URIM”:

Kërkova fjalët më të ëmbla,

më të bukurat fjalë kërkova,

se kështu mi deshi zemra

dhe ja, për ty varg shkrova.

Dhe njëqind pranvera të festosh,

si vetë lulet e tyre të bukura!

Shëndet e jetë të lumtur të gëzosh,

e ëmbla, më e bukur se flutura!

Të gjitha këto poezi në librin e titulluar ”ME VARGUN PIKTUROJ”, të autores Ymrije Beqiri, janë dëshmi të cilat pasqyrojnë nivelin e lartë artistik e letrar, jo vetëm në trajtim duke i ideuar me mesazh, por poezia e saj na jep një pasqyrë reale  të vlerave të përgjithshme të përmbledhjes poetike, që ka reflektuar edhe më herët, e që reflekton edhe në këtë përmbledhje me poezi. Dhe pikërisht këto poezi ndërlidhen me ngjarje të reja dhe secili lexues do ta fitoj përshtypjen se janë vargje të shkruara nga një dorë herë me disponim, e herë e zhgënjyer, por mbi të gjitha shpirti poetik i Ymrije Beqirit është më i çliruar sa herë që shkruan poezi.

Autorja Beqiri, ka elemente të mjaftueshme që në të ardhmën kjo poete do të na sjell libra edhe më të begatshëm që do të dëshmojnë mjaftueshëm për intelektin e saj në krijimtarinë poetike e letrare.


[1] Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”; Autor dhe bashkautor i 19 veprave artistike, piblicistike e shkencore; Jeton dhe vepron në Suedi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch